• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse nga Qeveria i thonë JO propozimit francez

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse nga Qeveria i thonë JO propozimit francez
Shkup, 12 korrik 2022 Sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. dr. Hristijan Mickoski në deklaratë për televizionin Kanal 5, theksoi se VMRO-DPMNE nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse qeveria i thotë JO propozimit francez. “Më duhet të them se propozimi francez se nuk gjendet, por gjendet një dokument që duhet të shërbejë për të kuruar zhgënjimin e koalicionit qeveritar LSDM – BDI. Ai dokument që është aty nuk ka asnjë kuptim juridik apo vlerë juridike. Është një fletë me katër nënpika, nuk ka propozim francez, nuk ka propozim të fundit, nuk ka propozim të fundit të modifikuar. Dhe kjo është një gënjeshtër e madhe që qeveria po mundohet ta bëjë publikisht dhe të paralizojë më tej qytetarët e Maqedonisë. Nuk ka propozim përfundimtar, por ka katër konkluzione tentative”, tha Mickoski. Mickoski shtoi se Protokolli është dashur të dorëzohet në Kuvend sepse ai është thelbi. “Në fjalimin tim të sotëm thashë dhe u bëra thirrje deputetëve të LSDM-së që ta ruajnë nderin dhe kjo nuk është luftë për pushtet, ne nuk do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe le të ulen aty në Parlament”, theksoi Mickoski. Ai ka theksuar se VMRO-DPMNE nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, vetëm të kërkojë nga Qeveria që t'i thotë JO propozimit të fundit, vetëm të thotë JO. Nëse kolltukët janë të rëndësishëm për ta, funksionet dhe privilegjet VMRO-DPMNE do të tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme. “Le të dalin me një qëndrim mbështetës që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë. Po, e kemi përmendur se jemi gati të bisedojmë, por me garanci të caktuara që nuk janë në këtë propozim të fundit. Për shkak se ne thamë se nuk ka marrëveshje dypalëshe, Protokolli nuk është i njohur për ne. Të gjitha këto janë gjëra që VMRO-DPMNE-ja i ka kundërshtuar rreptësisht dhe ato gjenden në propozimin e fundit. Ja, le të dalin, le të na rrëmbejnë pendët, le të thonë se ku kemi dhënë një mbështetje të tillë. Po, ne kemi thënë se jemi gati të bisedojmë, por nëse marrim garanci adekuate nga pala tjetër se marrëveshjet dypalëshe nuk do të jenë pjesë e kornizës së negociatave dhe se Protokolli do të na jepet për inspektim dhe se nuk do të kemi histori, kulturë, nuk do të kemi rishikim të librave shkollore. Do të flasim për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, sqaroi Mickoski. Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së ________________________________________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR