• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme ta mbështesë një njësi zgjedhore, nëse pushteti e pranon këtë

Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme ta mbështesë një njësi zgjedhore, nëse pushteti e pranon këtë

Vasilevë, 29 prill 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, është i gatshëm ta pranojë një njesi zgjedhore dhe partia e tij do ta mbështesë këtë zgjidhje në parlament në qoftë se pushteti e pranon atë, veçanërisht partitë shqiptare.

Mickoski këtë e deklaroi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë inspektimit të sotëm të realizimit të projekteve në Komunën e Vasilevës, me ç'rast potencoi se e pranon udhëzimin e OSBE-së zgjedhjet të zbatohen në një njësi zgjedhore.

"Në njësinë zgjedhore katër deputeti zgjidhet me 7 deri në 7,5 mijë vota ndërsa në të gjashtën me 5 deri në 5,5 mijë vota, atëherë që të mënjahohet kjo duhet ta kemi një njesi zgjedhore dhe çdo deputet që do të zgjidhet në Kuvendin e Maqedonisë do të zgjidhet me numër të barabartë të votave. Unë i bëj apel BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët të dalin në opinion dhe ta pranojnë një njësi zgjedhore dhe nuk ka nevojë për nacionalizëm dhe irredentizëm pasi çdo qytetar është i barabartë para Kushtetutës edhe ata që votojnë në Tetovë, Gostivar, duhet të jenë të njëjtë me ata në Strumicë, Vasilevë dhe komuna të tjera. Prandaj pushteti le ta pranojë këtë, ndërsa ne si VMRO-DPMNE jemi të gatshëm në parlament ta mbështesim këtë dhe të shkojmë në zgjedhje", tha Mickoski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR