Mickoski: Viti 2026 do të jetë vit i lëvizjes dhe transformimit
- Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri theksoi se viti që po e lëmë ishte një vit me sfida serioze, në të cilin ishte e nevojshme të bëher stabiizim dhe konsolidim, ndërsa se viti i ardhshëm konsideron se do të jetë një vit i lëvizjes dhe transformimit.
Shkup, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri theksoi se viti që po e lëmë ishte një vit me sfida serioze, në të cilin ishte e nevojshme të bëher stabiizim dhe konsolidim, ndërsa se viti i ardhshëm konsideron se do të jetë një vit i lëvizjes dhe transformimit.
"Të ndruar bashkëqytetarë, viti që po e lëmë nuk ishte i lehtë, ishte një vit me sfida serioze! Një vit në të cilin shteti duhej së pari të ngrihej në këmbë. Pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucione të lëkundura, ishte e nevojshme të bëhet stabilizim dhe konsolidim. Ky ishte një kusht pa të cilin ishte nuk mundeshim të ecim përpara", tha kryeministri.
Ai theksoi se reformat që i kanë nisur nuk janë kozmetike, por janë të thella dhe thelbësore.
"Reformat e tilla kërkojnë kohë, por janë parakusht për një shtet funksional dhe një shoqëri të shëndetshme. Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët është më e rëndësishme se si ndihen në jetën e përditshme", tha Mickoski.
Për vitin e ardhshëm, ai pret realizim të projekteve të rëndësishme infrastrukturore, forcimin ekonomik, investime të reja, mbështetje për ekonominë dhe hapjen e mundësive për punë dhe zhvillim.
"Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë një vit i lëvizjes dhe një vit i transformimit, një vit i rritjes, me realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, një vit forcimi ekonomik, me investime të reja, mbështetje për ekonominë dhe hapjen e mundësive për punë dhe zhvillim. Një vit transformimi të përgjithshëm të Maqedonisë. Një vit shprese, por edhe i një detyrimi të madh. Një detyrim për të dhënë rezultate. Një detyrim për të justifikuar besimin e qytetarëve. Një detyrim për të vazhduar në rrugën e reformave, zhvillimit dhe stabilitetit. Ju uroj të gjithëve shëndet, paqe dhe forcë. Le të hyjmë në vitin 2026 me besim se puna e palodhur do të shpërblehet dhe se po e çojmë Maqedoninë në drejtimin e duhur. Gëzuar Vitin e Ri", tha kryeministri Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri.
Foto: Printskrin
Video: Qeveria