• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Ulje taksash do të ketë, por edhe subvencione për kompanitë multinacionale që do të konsolidojnë fitimin në vend

Mickoski: Ulje taksash do të ketë, por edhe subvencione për kompanitë multinacionale që do të konsolidojnë fitimin në vend

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ulje e taksave mund të pritet, konfirmoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Hapi i parë në këtë drejtim, tha ai, do të jetë tatimi mbi fitimin. Ai njoftoi se të gjitha kompanitë multinacionale që planifikojnë të konsolidojnë fitimin prej 50 milionë euro plus në vend do të marrin subvencion.

"Absolutisht. Në periudhën në vijim do ta analizojmë edhe atë fenomen. Ne thamë, dhe kjo është pjesë e programit tonë, që do të përpiqemi të ulim taksat, por le t'i shohim të ardhurat këtë vit si do të jenë në Buxhet. Hapi i parë për uljen e taksave do të jetë tatimi mbi fitimin që paguhet tani dhe të gjitha kompanitë multinacionale që planifikojnë të konsolidojnë fitimet e tyre këtu tek ne, ndërsa ai fitim është 50 milionë euro plus, do të marrin subvencion dhe mënyra e llogaritjes së atij fitimi do të jetë deri në 5 për qind. Nëse tani është rregulluar deri në 10 për qind, në këtë rast do të jetë deri në pesë për qind. Prandaj, i bëj thirrje të gjitha kompanive të Maqedonisë që bashkëpunojnë me kompani globale multinacionale që t'i ftojnë në Maqedoni dhe menjëherë pasi të votohet, të mund ta konsolidojnë biznesin e tyre këtu. Kjo do të thotë më shumë likuiditet për ekonominë e Maqedonisë dhe më shumë para të bazuara në tatim fitimi në Buxhet", theksoi Mickoski. 

Според Мицкоски, телото ќе се формира на некоја од претстојните владини седници.

Lidhur me 250 milion euro të planifikuara ndihmë hungareze për komunat, kryeministri shpjegoi se ato kanë të bëjnë me disa kritere. Ai përsërit se për to do të ketë llogari të veçanta ku komunat do të marrin paratë radhazi, për çdo fazë të projektit, pasi të dorëzojnë dokumentacionin përkatës ligjor.

Për zonat industriale jozhvillimore, vuri në dukje ai, parashikohet një program krejtësisht tjetër i cili do të kalojë përmes Byrosë së zhvillimit rajonal. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR