• e mërkurë, 01 prill 2026

Mickoski: Ulja e TVSH-së po jep efektin e pritur, të hënën pres një ulje të çmimit të benzinës dhe një rritje të mundshme të lehtë të dizelit

Mickoski: Ulja e TVSH-së po jep efektin e pritur, të hënën pres një ulje të çmimit të benzinës dhe një rritje të mundshme të lehtë të dizelit

Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret të hënën e benzina të uler me dy denarë, ndërsa çmimet e dizelit mund të rriten me gjysmë denari. Në një deklaratë për mediat, Mickoski sot tha se masa për uljen e TVSH-së për karburantet po jep rezultatin e pritur.

"Shumë me kujdes po e ndjekim situatën me çmimin e naftës në bursat botërore. Bazuar në llogaritjet tona, presim të hënën një ulje për rreth dy denarë ullen  e çmimit të benzinës dhe të njëjtin çmim ose gjysmë denari më të lartë për dizelin, kështu që ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt një efekt pozitiv, tha Mickoski për mediat pas ngjarjes "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education“që po mbahet në Shkup.

 Thotë se Qeveria do ta ndjekë situatën edhe  javën e ardhshme dhe nëse është e nevojshme, masa do të vazhdohet për dy javë të tjera ose ndoshta do të shkohet me një masë e re me akcizat.

 Sipas Mickoskit, nuk shënohet ulje të përdorimit të karburantit, dhe konsumi në zonat kufitare të shtetit është rritur, domethënë, siç theksoi ai, konsumi tani është më i lartë - rreth 200 mijë litra në ditë.

 "Tani për taani situata është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për kufizime. Ulja e TVSH-së ka ulur çmimin e karburanteve", tha Mickoski.

Lidhur me komentet nga LSDM-ja opozitare për rënien e prodhimit industrial, Mickoski tha se është e vërtetë që ka një rënie, por tha se kjo është për shkak të bllokimit të transportuesve.

"LSDM-ja e ka humbur kredibilitetin shumë kohë më parë, prandaj u kërkoj qytetarëve dhe mediave të jenë të kujdesshëm me mesazhet që vijnë prej andej, sepse synojnë të na çojnë në rrugën e gabuar. Thanë se në vitin 2025 do të falimentojmë dhe se shteti është në prag të kolapsit, dhe ne jemi ndër pesë vendet e para për sa i përket rritjes ekonomike në Evropë. Është e vërtetë që kemi një rënie të vogël të prodhimit industrial për shkak të protestës së kamionistëve, por e gjithë kjo do të kompensohet në muajt në vijim, kështu që pyes veten pse nuk komentuan për rritjen e turizmit, ndërtimit... Kemi rritje kudo, vetëm këtu një rënie të vogël", tha Mickoski.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR