Mickoski u takua me përfaqësues të kompanisë "Rumble", Korporatës "Cantor Fitzgerald" të SHBA-së dhe Korporatës "Tramp"
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot pati takim me Kris Pavlovskin, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare "Rumble", Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i një prej korporatave kryesore financiare në SHBA, "Kantor Fitzgerald" dhe me Devin Nunes, ish-kongresmen nga Kalifornia dhe drejtori i tanishëm ekzekutiv i korporatës "Tramp" për media dhe teknologi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:33, 22 korrik, 2024
Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot pati takim me Kris Pavlovskin, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare "Rumble", Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i një prej korporatave kryesore financiare në SHBA, "Kantor Fitzgerald" dhe me Devin Nunes, ish-kongresmen nga Kalifornia dhe drejtori i tanishëm ekzekutiv i korporatës "Tramp" për media dhe teknologi.
Në takim, siç informon pres shërbimi qeveritar, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin digjital dhe reformat digjitale që duhet t'i zbatojë vendi ynë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe thjeshtimin e jetës së tyre, me fokus lirinë digjitale dhe transformimin e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut.
U bisedua edhe për më shumë mundësi për bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme të shtetit.
Foto: Qeveria e RMV-së