• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski u nënshkrua në Librin e Ngushëllimeve në Koçan

Mickoski u nënshkrua në Librin e Ngushëllimeve në Koçan

 Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vizituar Koçanin dhe  është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në nder të viktimave të zjarrit tragjik.

"Sot, në heshtje, me lot dhe nder, përulemi para viktimave dhe familjeve të tyre. Lavdi të përjetshme. U prefshin në paqe", ka shkruar kryeministri Mickoski në Librin e Ngushëllimeve. 

 

Vizita në Koçan, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ishte një akt respekti dhe solidariteti i thellë me familjet që kaluan momentet më të vështira.

 

"Në këto momente të vështira, Koçani, Maqedonia dhe mbarë populli ynë vajtojnë për jetët e reja që u shuan shumë herët, për ëndrrat që mbetën të parealizuara. Qeveria mbetet e përkushtuar për një hetim të plotë të tragjedisë dhe mbështetje për të prekurit", thuhet në kumtesë.

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR