• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: U apeloj deputetëve që ta përkrahin iniciativën e VMRO-DPMNE-së për letërnjoftimet dhe për pasaportat

Mickoski: U apeloj deputetëve që ta përkrahin iniciativën e VMRO-DPMNE-së për letërnjoftimet dhe për pasaportat

Kavadar, 14 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickoski u ka bërë thirrje deputetëve nga të gjitha partitë politike që ta përkrahin zgjidhjen ligjore të propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, me të cilën do të vazhdohet afati i letërnjoftimeve dhe pasaportave, sipas shembullit me patent shoferë.

Sipas Mickoskit, vetëm në Parlament mund t'i jepet fund asaj, siç tha, që të mos mbetemi të mbyllur në këto 26 mijë kilometra katrorë dhe u bëri thirrje të miratojnë ndryshime ligjore, njëjtë si për patent shoferët.

"U apeloj deputetëve, pa dallim nga cila parti vijnë, ta përkrahin iniciativën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe të njëjtën ta bëjnë edhe për letërnjoftimet dhe pasaportat", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Kavadar.

Ai, po ashtu tha se në këtë moment ka rreth 1,1 milion qytetarë, të cilët duhet të nxjerrin pasaporta të reja, ndërsa ka dy makina me kapacitet ditor prej 120 dokumenteve për udhëtim.

"Nëse doni, në kushte ideale të punojnë, pa kurrfarë defekti dhe me kohë të sigurohen formularët, nevojiten me shumë se dy vite që nevoja të përmbushet", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR