• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Thelbi i BDI-së është ta ndajë popullin në baza etnike dhe kështu mbijeton, Maqedonisë i duhet bashkim dhe unitet, jo ndarje

Mickoski: Thelbi i BDI-së është ta ndajë popullin në baza etnike dhe kështu mbijeton, Maqedonisë i duhet bashkim dhe unitet, jo ndarje

Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Tani në Maqedoni kemi garniturë politike e cila më shumë se dy dekada është në pushtet, ata janë BDI, thelbi i së cilës janë ndarjet dhe vjedhjet e popullit. Por, në këto zgjedhje do të befasohen seriozisht, ndërsa u bëhet e ditur nervoza sepse pas 8 majit do të duhet të përgjigjen për tërë atë që ia bënë popullit, për tërë vjedhjet, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin në Çair të Shkupit.

"Kur do të analizoni se cili është thelbi i BDI-së, Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, Bujar Osmanit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve, tek ata nuk ka asgjë të veçantë, ata vetëm e ndajnë popullin në baza etnike dhe kështu mbijetojnë. A mundet dikush të kujtohet për ndonjë vepër të mirë të cilën Ali Ahmeti dhe Artan Grubi e kanë bërë, por mund të them dhjetëra gjëra të këqija", tha Mickoski.

Ai tha se sipas anketave më të reja që i ka marrë deri më tani, VMRO-DPMNE do të korrë fitore të madhe edhe më 24 prill edhe më 8 maj.

Mickoski foli për projektet të cilat i planifikon qeveria e ardhshme nga VMRO-DPMNE dhe theksoi se do të investojnë 250 milionë euro çdo vit në komuna, përkatësisht një miliardë në një mandat katërvjeçar.

Shtoi se qeveria e ardhshme e VMR-DPMNE-së planifikon të hapë 55.000 vende të reja të punës, të funksionojë me sundimin e së drejtës në tërë territorin dhe të mos ketë territore ku do të sundojnë sherifët.

Paraprakisht, tubim i VMRO-DPMNE-së u mbajt edhe në Saraj, prej ku lideri partiak e kritikoi BDI-në se për ta mbuluar krimin e vet "në mënyrë të pabazuar e akujzojnë se është antishqiptar".

Bëri thirrje për unitet, bashkim, ndryshime, ndershmëri dhe drejtësi pa dallim të përkatësisë etnike, që sipas tij, do të bëhet e mundhsme nëse qytetarët e japin votën e tyre për Gordana SIljanovska-Davkova dhe koalicionin "Maqedonia Jote", kryesuar nga VMRO-DPMNE. ab/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR