• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Të gjithë ata jo punëtorë që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, nuk do të shkojnë më në punë dhe të marrin paga

Mickoski: Të gjithë ata jo punëtorë që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, nuk do të shkojnë më në punë dhe të marrin paga

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin "Klik Plus" në TV21, deklaroi se në krahasim me më parë, me Qeverinë e tanishme ka më shumë disiplinë dhe punohet, ndërsa të gjithë ata jo punëtorë që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, nuk do të marrin më paga për mosangazhimin.  

"Tani ka më shumë disiplinë dhe kërkohet punë. Të gjithë ata që janë të amnistuar politikisht dhe të privilegjuar nga çdo parti politike, të cilët nuk shkojnë në punë, por marrin paga, nuk do të shkojnë më në punë dhe nuk do të marrin më paga. Pa marrë parasysh nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë apo nga ndonjë etni tjetër", theksoi kryeministri Mickoski.  

Kryeministri Mickoski tha se ose do të punojnë për pagën ose nuk do të punojnë dhe potencoi se brenda institucioneve nuk ka vend për shpërdorim të energjisë, kuadrove apo çfarë do gjëje.  

Sa i përket perceptimit të qytetarëve për punën e Qeverisë, Mickoski theksoi se rritet kënaqësia nga puna e kësaj Qeverie, gjegjësisht se përqindja e qytetarëve të kënaqur është shumë më e madhe krahasuar me Qeverinë e mëparshme.  

QËNDRONI TË LIDHUR