Mickoski: Si asnjë vend tjetër në Evropë, ndërhyjmë drejtpërdrejt nga buxheti duke ulur TVSH-në për naftën, masa tjetër është ulja e bursave dhe marzhit
- Qeveria po monitoron situatën me çmimet e naftës dhe nëse tregu i bursave vazhdon të rritet pas skadimit të masës dyjavore për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, nëse rritja vazhdon, masa tjetër do të jetë ulja e akcizave dhe marzhit, gjegjësisht çmimit të shpenzimeve të magazinimit dhe transportit, theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.
- Post By Ramize Qamili
- 14:38, 27 mars, 2026
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Qeveria po monitoron situatën me çmimet e naftës dhe nëse tregu i bursave vazhdon të rritet pas skadimit të masës dyjavore për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, nëse rritja vazhdon, masa tjetër do të jetë ulja e akcizave dhe marzhit, gjegjësisht çmimit të shpenzimeve të magazinimit dhe transportit, theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së tafostacionit të ri "TS Centrala" në Shkup, ai theksoi se Qeveria ka një masë në fuqi për dy javët e ardhshme, si asnjë vend tjetër në Evropë, për të ulur drejtpërdrejt TVSH-në nga 18 në 10 për qind nga buxheti.
"Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe në bazë të kësaj, do të ndërhyjmë në periudhën e ardhshme", theksoi Mickoski.
Në lidhje me të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë për rritjen e pagave në janar dhe nëse njerëzit po jetojnë më mirë, ai theksoi se gjithmonë nevojitet më shumë dhe se Qeveria po përpiqet të ketë shpenzime më të ulëta, ndërsa të ardhura më të larta tek të punësuarit.
"Absolutisht, është gjithmonë e këndshme të shohësh të dhëna kur trendi i rritjes së pagave vazhdon, përfshirë edhe në janar, siç është publikuar nga Statistika. A është e mjaftueshme kjo? Jo, gjithmonë na duhet më shumë dhe do të përpiqemi si Qeveri të kemi një shpenzim jetese sa më të ulët, gjegjësisht inflacion, ndërsa të ardhura sa më të larta për punonjësit. Ky është qëllimi ynë si Qeveri dhe përparësia jonë e parë dhe kështu jemi sjellë deri më tani. Kështu do të sillemi edhe në të ardhmen", deklaroi kryeministri.
I pyetur nëse Qeveria do të ndërmarrë masa nëse ka rritje të çmimeve të ushqimeve, Mickoski tregoi se 30 ekipe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut janë në terren dhe nëse vërejnë sjellje jo të rregullt në treg, do të veprojnë.
"Tridhjetë ekipe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut janë në terren. Dhe këtu përsëri nga ana e opozitës po manipulon se po vizitohen lloje të ndryshme tregjesh. Po shqyrtohen të gjitha shpenzimet dhe në bazë të atyre shpenzimeve po sjellim një strategji dhe politikë. Natyrisht, aty ku shohim se ka sjellje jo të rregullt në treg, do të veprojmë si Qeveri", theksoi Mickoski.
Foto: MIA