• e enjte, 18 korrik 2024

Mickoski shtroi iftar për anëtarët dhe miqtë e besimit islam

Mickoski shtroi iftar për anëtarët dhe miqtë e besimit islam

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë organizoi një darkë iftari për anëtarët e partisë dhe miqtë e besimit islam.

"Në kohën kur pjesëtarët e besimit islam e festojnë muajin e Ramazanit, ishte një nder i veçantë për mua të organizojmë një mbrëmje iftari për anëtarët dhe miqtë tanë të besimit islam. Ishte nderi im të bisedojmë për sfidat aktuale, kohën e vështirë dhe të ardhmen për të cilën së bashku  duhet të luftojmë. Maqedonia dhe problemet në vend janë të të gjithë njerëzve dhe përgjegjësia jonë për krijimin e së ardhmes është e barabartë dhe e përbashkët, ka shkruar Mickoski në profili e tij në Fejsbuk.

Kryetari i VMRO-DPNE-së ka uruar që festat e mëdha të sjellin paqe dhe qetësi, unitet dhe gëzim.

Mickoski publikoi edhe fotografi nga darka e iftarit, ku morën pjesë edhe nënkryetarët e partisë Vllado Misajllovski dhe Aleksandar Nikolloski, deputetët Antonio Milloshoski, Dafina Stojanoska...ar/


 Foto: Fejbuku i Hristijan Mickoskit


 

QËNDRONI TË LIDHUR