• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Shqipërisë i uroj shumë sukses, ndoshta një ditë rrugët tona sërish do të takohen në trajektoren drejt anëtarësimit në BE

Mickoski: Shqipërisë i uroj shumë sukses, ndoshta një ditë rrugët tona sërish do të takohen në trajektoren drejt anëtarësimit në BE

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se që kur ishte për vizitë në Bruksel është paralajmëruar se me shumë gjasa Shqipëria do t'i fillojë negociatat dhe do të ndahet nga vendi, por theksoi se ky është një mesazh i keq për qytetarët e Maqedonisë, sepse vendi në, siç tha, rrugën për më shumë se dy dekada drejt integrimit në BE ka bërë shumë gjëra, më shumë se çdo kandidat apo anëtar aktual, ndërsa të cilët kryesisht nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës. Ai i uroi Shqipërisë fqinje shumë sukses, të përfundojë shpejtë procesin e negociatave dhe siç tha, ndoshta një ditë "rrugën tona do të takohen sërish në atë trajaktore drejt anëtarësimit të plotë në BE". 

"Ne jemi i vetmi rast në të cilin marrëveshjet dypalëshe janë kushte në Kornizën negociuese. Më vjen keq që qeveria e mëparshme pranoi gjithçka në mënyrë ekzibicioniste, valëviti flamurin evropian duke grabitur popullin e vet. E shohim se situata është e tillë dhe e ndaj përshtypjen me një numër të madh të qytetarëve të Maqedonisë se nuk kemi më nevojë të pranojmë kushte në kurriz të koncesioneve kombëtare, koncesioneve të identitetit pa garanci, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, pas vizitës në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Theksoi se vendosja aktuale e çështjeve lidhur me anëtarësimin tonë është një diktat dhe se ai qëndrimin e tij e ka përcjellë edhe në takimet në Bruksel.

"Për mua ky është një diktat, nëse ky është kushti që Maqedonia të vazhdojë negociatat atëherë këtë e thashë edhe në Bruksel - jo faleminderit, këto nuk janë vlerat evropiane në të cilat gjenerata ime është dashuruar, kurse këto janë ato vlera të cilat i kanë përcaktuar Adenauer, Degasperi dhe Shuman dhe prandaj e ndava idenë, le të flasim, mos përdorni diktat, mos na kushtëzoni me diktat, unë dua të diskutoj se sa e nevojshme është të gjejmë një zgjidhje, padyshim që tani nuk kemi zgjidhje", theksoi Mickoski.

Ai përsëri iu referua principit "Pacta sund servanda", i cili siç tha, nëse vlen për Marrëveshjen e Prespës, duhet të vlejë edhe për Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Pavarësisht kritikave të shumta si Qeveri e re e pranuam Marrëveshjen e Prespës dhe nëse ai parim vlen për atë Marrëveshje, atëherë BE-ja dhe Brukseli duhet ta pranojnë "Pacta sund servanda" dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, në të cilën askund nuk qëndron se kusht duhet të jetë që ne të ndryshojmë Kushtetutën. Aty askund nuk shkruan kjo, madje shkruan se Bullgaria duhet të na mbështesë dhe të na ndihmojë. Kur ne flasim për një veprim të shtyrë, flasim për këtë pas përfundimit të suksesshëm të bisedimeve dhe ratifikimit të protokollit të para-anëtarësimit, jemi të gatshëm të pranojmë ndryshimin e Kushtetutës dhe për shumicën në Bruksel ishte, çka është kjo tani, kurse kjo nuk është asgjë më ndryshe nga Marrëveshja e Prespës", deklaroi Mickoski. 

Ai bëri një paralele mes amandamenteve kushtetuese për Prespën dhe shtoi se si ato hyrën në fuqi, pasi Greqi e ratifikoi protokollin për anëtarësim në BE, kjo të vlejë edhe për BE-në.

"Këtu do ta përfundojmë procedurën, kemi 80 deputetë, por amendamentet që do t'i kalojmë le të jenë të vlefshme dhe efektive kur Bullgaria ta ratifikojë protokollin për anëtarësim për ne në BE", tha Mickoski.

Në pyetjen nëse kryeministri hungarez Viktor Orban, e cili nga sot është për vizitë pune në vend dhe vendi i të cilit është kryesues aktual i Unionit, mund të ndihmojë në këtë drejtim, ai nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por përmendi se mjaft është me aplikimin e standardeve të dyfishta në kurrizin e vendit dhe se gjithë kjo nuk ka të bëjë me vlerat evropiane, duke theksuar se negociata do të thotë përforcim i institucioneve, pasurim i kapaciteteve. 

Lidhur me mundësinë për destabilizim të mundshëm në vendin tonë, pasi Shqipëria ka ecur përpara, tha se përpjekje të tilla mund të ketë edhe nëse nuk jemi të ndarë.

"Nëse dikush vendos të destabilizojë situatën e sigurisë në një shtet anëtar të NATO-s, ne si vend do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat. Nuk do të lejojmë askënd të destabilizojë vendin, tha kryeministri. ls/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR