• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Shpresoj që në Bullgari do të formohet qeveri me të cilën do të gjejmë zgjidhje për zhbllokimin e rrugës sonë drejt BE-së

Mickoski: Shpresoj që në Bullgari do të formohet qeveri me të cilën do të gjejmë zgjidhje për zhbllokimin e rrugës sonë drejt BE-së

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot duke i komentuar zgjedhjet në Bullgari, theksoi se shpreson se në shtetin fqinj do të formohet qeveri, me të cilën do të munden të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për zhbllokimin e rrugës së vendit në BE. 

Pret Qeveri nga të paktën tre partnerë, ndërsa për fitoren e partisë GERB, e kryesuar nga Bojko Borisov, përsëriti se ato janë nga familja e njëjtë, gjegjësisht nga Partia Popullore Evropiane. 

“Pres qeveri që do të ketë të paktën tre partnerë. Shifrat variojnë, 67 apo 70 deputetë ka koalicioni GERB - SDS, gjithashtu këtu është edhe koalicioni Bullgaria Demokratike dhe Ndryshimet vazhdojnë, që pres të ketë nga 44 deri në 47, kështu që në thelb pa ata dy nuk mund të formohet qeveri. Tani do të shohim se si do të zhvillohen gjërat atje. Shpresoj se do të ketë qeveri, nuk do të ketë zgjedhje të teta me radhë dhe se do të mund të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për të zhbllokuar rrugën tonë, rrugën e Maqedonisë drejt BE-së”, deklaroi sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas mbikëqyrjes së punës së autostradës Gostivar - Bukojçan.

Mickoski theksoi se sipas rezultateve të para nëntë parti do të hyjnë në Parlament dhe siç tha, do të ketë mozaik interesant në kuadër të shtëpisë ligjvënëse bullgare. 

Kryeministri gjatë fundjavës deklaroi se nuk mund të veçojë se kush do të ishte bashkëbisedues më i mirë në Sofje, por se është logjike se dëshiron të fitojë partia e Bojko Borisovit me të cilën janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane. 

“Nuk do të mund të veçoj se kush do të jetë bashkëbisedues më i mirë, por mund të them se me partinë GERB të  cilën e udhëheq Bojko Borisovi jemi në familje të njëjtë në Partinë Popullore Evropiane dhe është logjike që të dëshiroj parti politike e cila vjen nga familja jonë të fitojë në zgjedhje", tha Mickoski

Partia GERB e ish kryeministrit Borisov është fituese në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Bullgari, të shtatat në tre e gjysmë vitet e kaluara, sipas rezultateve të para preliminare nga votimi. GERB fitoi 25 për qind të votave, që është për rreth 10 për qind më shumë se koalicioni i reformave i partisë “Ndryshimet vazhdojnë” dhe Bullgaria Demokratike e djathtë. Rezultatet përfundimtare priten sot, ndërsa nëse të dhënat e para tregohen të sakta, Borisovi do të fitojë mandat që ta formojë qeverinë e katërt të tij, por do të duhet të kërkojë partnerë të koalicionit për formimin e kabinetit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR