Mickoski shprehu ngushëllime për tragjedinë në Cetinjë
- Kryeministri Hristijan Mickoski përmes publikimit në Fejsbuk ka shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave, të cilët e kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Cetinjë, Mal të Zi.
- Post By Besnik Shuki
- 20:13, 2 janar, 2025
Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes publikimit në Fejsbuk ka shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave, të cilët e kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Cetinjë, Mal të Zi.
"Në këto çaste të vështira, në emër të Qeverisë, si dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta deri te familjet e viktimave, të cilët e kanë humbur jetlën. Dhembja e tyre është e madhe, ndërsa humbja e pakthyeshme. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta, si dhe me të gjithë ata të cilët janë goditur nga ky akt tragjik. Thellë ngushëllojmë edhe me qytetarët e Malit të Zi, të cilët në këtë moment po ballafaqohen me pikëllim dhe shqetësim të madh", thotë Mickoski në telegramën me ngushëllime.
Kjo tragjedi, thotë kryeministri, përkujton në rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit mes popujve në rajon, posaçërisht në çaste kur ballafaqohemi me tragjedi të tilla, që lënë shenja të thella në shoqëri.
Ai shpreh përkrahje deri te të gjitha institucionet kompetente në Mal të Zi, të cilët me përkushtim të madh punojnë në ndriçimin e kësaj tragjedie dhe në kthimin e qetësisë dhe sigurisë në shoqëri.
"Maqedonia qëndron krah për krahu me popullin vëllazëror malazez në këto çaste të vështira dhe është e gatshme të ofrojë çfarëdo përkrahje që nevojitet. Të prehen të qetë të gjithë viktimat e pafajshme, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë rikuperim të shpejtë", thotë Mickoski në telegram-ngushëllimin. bsh/
Foto: MIA arkiv