• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Shpenzimet për provizion për shërbime juridike për huanë nga Hungaria janë dhjetë herë më të ulëta se ajo që deri më tani është paguar

Mickoski: Shpenzimet për provizion për shërbime juridike për huanë nga Hungaria janë dhjetë herë më të ulëta se ajo që deri më tani është paguar

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Shpenzimet që vendi duhet t'i paguajë për provizion për shërbime juridike për të marrë  huanë nga Hungaria prej gjysmë miliardë euro është procedurë normale dhe është 10 herë më pak se sa kemi paguar deri më tani për hua, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas raportimeve se duhet t'i paguhet provizion për shërbime juridike një firme të pavarur të zgjedhur nga ana e Bankës Hungareze e Eksport-Importit.

"Shpenzimet arrijnë 70 mijë euro, është një procedurë normale dhe është 10 herë më pak se sa kemi paguar më parë për hua. Nga këto gjysmë miliardë që do të merren si hua, këto 70 mijë euro janë shpenzimet dhe kjo është pak më shumë se 0,1 për qind", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri. 

Në propozim-ligjin, i cili është në procedurë parlamentare dhe miratohet me procedurë të shkurtuar, është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë provizion për kryerjen e shërbimeve juridike një firme të pavarur të zgjedhur nga ana e Bankës Hungareze të Eksport-Importit dhe se provizioni duhet të paguhet përpara tërheqjes së këstit. 

 Sipas kryeministrit, gjithçka që u tha për huanë dhe kushtet në të cilat do të merret, është përmbajtur në zgjidhjen ligjore.

"Nga ligji mund të shihni se gjithçka që thamë është e përfshirë në ligj - 3,25 për qind norma e interesit, tre vjet grejs periudhë, 12 vjet afat shlyerjeje. Ligji zhvillimor - gjysma do të shkojë për biznes, gjysma për projekte për komunat, kështu që atë që e kemi premtuar, atë  po e realizojmë", tha Mickoski.  

Lidhur me eurobondin të marrë në vitin 2017 që duhet të paguhet në janar të vitit 2025, tha se nëse interesat për momentin janë më të larta se 3,25 për qind, do të duhet të tërhiqen gjysmë miliardë për të shlyer këtë borxh. 

 "Analizat tona janë që nëse dalim në tregun ndërkombëtar për ta kthyer këtë eurobond prej 500 milionë euro, norma e interesit që mund të marrim është nga 5,5 deri në 6,5 për qind. Me siguri nëse ky trend vazhdon më tej sepse shoh që Banka Qendrore Evropiane planifikon të ulë normat e interesit për 0,25 për qind dhe nëse kjo ka një efekt pozitiv, ne do të dalim në tregun ndërkombëtar dhe do të përpiqemi të sigurojmë një normë më të ulët interesi, por nëse është më i lartë nga 3,25 për qind, atëherë do të tërheqim gjysmë miliardin tjetër për ta shlyer këtë borxh", theksoi Mickoski në konferencën për media në Qeveri.

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR