• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Sfida kryesore do të jenë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, synimi ynë është autonomi e plotë e sistemit juridik pa ndikim në politikë

Mickoski: Sfida kryesore do të jenë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, synimi ynë është autonomi e plotë e sistemit juridik pa ndikim në politikë

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Sfida kryesore do të jenë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Synimi ynë është t'i shpërndajmë ata që e kanë ulur besimin në sistemin juridik në përqindje njëshifrore dhe në vend, vetë gjyqtarët dhe prokurorët t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes votimit të fshehtë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Samitin Maqedonia 2025.

Mickoski theksoi se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndërmend të emërojë dhe propozojë njerëz të saj përmes ndryshimeve në ligj dhe as të ndërhyjë në këto dy organe.

"Gjithashtu përgjegjësia jonë do të jetë të sigurojmë një buxhet të pavarur, të lidhur me përqindje nga ai qendror, në mënyrë që ata të jenë plotësisht autonom, që të mos jenë më pas politikanët justifikim për asnjë nga ata individë të korruptuar në gjyqësor dhe në prokurori se ata u kanë bërë presion. Le të zgjedhin vetë dhe të funksionojnë vetë, e ne do ta mbikëqyrim atë punë përmes një komisioni parlamentar në të cilin do të jenë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës", tha Mickoski.

Mickoski theksoi se qëllimi është autonomia e plotë në sistemin juridik.

"Por nëse vëmë re ndonjë ndikim nga ish-elita politike apo pika të tjera ndikimi, do të ketë përgjegjësi të rënda penale. Nuk kemi ndërmend të heqim dorë as nga një milimetër", tha Mickoski.

Sa i përket ekonomisë, ai përsëriti se prioritet kryesor do të jetë zhvillimi i fuqishëm për prosperitetin e shtetit dhe qytetarëve.

"Prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë biznesi dhe zhvillimi ekonomik. Ne nuk kemi një qëllim tjetër, sepse mbështetja që kemi marrë nga qytetarët na detyron, por edhe na inkurajon që të zbatojmë në praktikë gjithçka që kemi thënë në fushatë dhe vite më parë. Gjatë këtyre tri dekadave në Maqedoni flitej për “fairytale”, flitej për diçka që nuk varej vetëm nga ne. Dhe shumë pak u fol për diçka që varet nga ne. Qëllimi i qeverisë do të jetë që të flasim për gjërat që varen nga ne, të sjellim punën e qeverisë së ardhshme në çdo shtëpi të çdo qytetari. Nuk do të flasim për përralla dhe mrekulli, por për gjëra reale, për realitetin që duhet ta ndërtojmë bashkërisht me qytetarët tanë nga e gjithë bota", tha Mickoski. ls/

foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR