• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese, fillojnë konsultimet brendapartiake për emrat e ministrave

Mickoski: Së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese, fillojnë konsultimet brendapartiake për emrat e ministrave

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Nga sot do të formohet qeveria e re reformuese, e cila do të ketë qëllim dhe detyrë kryesore që të merret me reformat, t'i çojë proceset përpara, që të mos fundosemi si shtet dhe si shoqëri në moçalën politike të mosmarrëveshjeve ndërpolitike, por për ta zhvilluar vendin tonë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili sot e mori mandatin për përbërjen e qeverisë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Mickoski, siç tha, nuk ka dashur t'i zbulojë emrat e ministrave të ardhshëm, duke theksuar se sot fillojnë konsultimet brendapartiake dhe brenda koalicionit për propozimet për anëtarë të Qeverisë.

Ai e falënderoi presidenten për mandatin e besuar të Koalicionit "Maqedonia Juaj" të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe qytetarët të cilët theksuan se janë më meritorët që vendi do të ketë qeveri të re.

Ai i theksoi sfidat që do të zgjidhë qeveria, duke theksuar se pjesa më e madhe e zgjidhjeve të problemeve janë në programin zgjedhor “Platforma 1198”, për të cilën tha se kanë marrë mbështetjen e gjysmë milioni votave dhe janë të motivuar dhe kanë një mënyrë për ta zbatuar atë.

Ai bëri me dije se qeveria e re do t'i lëvizë gjërat në ekonomi me reforma dhe një cikël të fortë investimesh, sepse qytetarët presin përmirësim të standardit të jetesës, përmirësim të gjendjes në shendetësi, arsim, bujqësi.

"Gjithashtu, përmirësimi i standardit të jetesës dhe rritja e pensioneve për pensionistët, një nga premtimet kryesore që patëm në fushatë. Sigurisht, kjo është gjendja e kujdesit shëndetësor në shekullin e 21-të, që pacientët, për fat të keq, humbasin jetën duke pritur në korridore, ndërsa sallat e kirurgjisë të mbeten në gjendjen që janë këto ditë. Nxënësit më 1 shtator t'i marrin librat, ajo që është e rëndësishme, megjithëse e di që këtu do të kemi një sfidë të ashpër dhe serioze, sepse situata në Ministrinë e Arsimit ku është ky ministër, jo vetëm që nuk nisur ky proces, por qëllimisht e pengon për, që më 1 shtator kut të fillojë viti shkollor nxënësit nuk kanë libra. Të kemi fermerë të kënaqur me një blerje të garantuar me çmim më të lartë blerës, subvencione që do të paguhen në kohë, Të ketë anëtarë të kënaqur të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes. Diplomaci e cila në botë do t'i mbrojë, do t'i mbrojë interesat e familjes sonë, interesat e vendit tonë, e jo interesat personale të individëve", tha Mickoski. 

Në të njëjtën kohë, siç shtoi, sundimi i ligjit do të jetë udhërrëfyesi ynë bazë, diçka që ka munguar këto shtatë vite.

"Ne vazhduam të zhytemi në të gjitha matjet dhe të gjitha renditjet përkatëse. Perceptimi i krimit dhe korrupsionit është i madh, qytetarët kanë një revoltë brenda vetes, ndihen të pasigurt. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ata largohen nga Maqedonia, përveç të gjitha këtyre, do të thoja, kushte të këqija të jetesës, e ky është perceptimi i nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit, dhe këtu nuk kam parasysh vetëm krimin politik dhe korrupsionin, edhe pse ne si politikanë jemi përgjegjës për këtë, por e kam fjalën për nivelin e kriminalitetit që e shohim në rrugët e Maqedonisë sonë", tha Mickoski.

Jam i bindur, theksoi, se në të ardhmen do ta ndryshojmë realitetin, do ta shndërrojmë Maqedoninë në një histori të suksesshme evropiane, një vend që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, përkatësie politike ose mospërkatësi, një vend që do të jetë motiv dhe frymëzim për ata që e lanë të kthehen mbrapa.

Më parë, presidentja Siljanovska Davkova duke iu referuar afateve kushtetuese dhe faktit se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u zgjodh me 76 vota, shprehu bindjen se Mickoski mund të formojë qeveri.

"Në bazë të nenit 90 paragrafi 1 alinea 1, mandati detyrimisht ndahet në afat pas kalimit të dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit dhe liderit të partisë, përkatësisht liderit të partive që kanë shumicën. Jemi dëshmitarë se sot mbaron dita e dhjetë. Gjithashtu, gjatë konstituimit të Kuvendit, kryetari i Kuvendit është zgjedhur me 76 vota “pro”. Ky rezultat dhe negociatat në vazhdim më japin të drejtën, të besoj se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka një mundësi serioze për të formuar qeverinë, pra për të fituar 61 vota për programin e tij dhe përbërjen e qeverisë. Prandaj është nder dhe kënaqësia ime të besoj me siguri se hapi që po e bëj, duke i besuar Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë, është një hap i vërtetë juridik dhe politik", deklaroi presidentja Siljanovska Davkova.

Nga sot nis afati njëzetditor për formimin e Qeverisë së re. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR