• e premte, 27 shtator 2024

Mickoski: Së bashku me sektorin joqeveritar do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit

Mickoski: Së bashku me sektorin joqeveritar do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Lufta me krimin dhe korrupsionin duhet të jetë e shkëlqyer. Pa fituar në atë luftë, nuk mund të kemi një shtet të zhvilluar, nuk mund të kemi kushte më të mira dhe standard më të mirë të qytetarëve, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Qeveri.

Ai theksoi se në takimin e sotëm, në organizim të IRI, së bashku me sektorin joqeveritar dhe një pjesë të anëtarëve të Qeverisë patën mundësi të bisedojnë për një temë, e cila, siç tha paraqet problem akut për ne si shtet, ndërsa ky është niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit dhe lufta kundër tyre.

"Dhe si plotësim folëm edhe për qeverisjen e mirë, diçka që është edhe imperativ për këtë Qeveri. Shpresoj që në periudhën e ardhshme të gjitha këto bisedime të kenë efektin e tyre në punën e Qeverisë. Më saktë, jam i bindur, sepse nga ana e Qeverisë ekziston një dëshirë e madhe, por në të njëjtën kohë edhe përkushtim pikërisht për këto probleme që janë akute në Maqedoni si shtet", tha Mickoski.

Ai shprehu mirënjohjen e madhe për Institutin Republikan Ndërkombëtar dhe kënaqësinë e tij që mund të marrë pjesë dhe të bisedojë me sektorin joqeveritar, sepse, siç tha, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e vendosur, pa e fituar atë luftë nuk mund të kemi një shtet të zhvilluar, nuk mund të kemi kushte më të mira dhe standard më të mirë të qytetarëve.

"Ne si Qeveri synojmë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar kushte më të mira jetese, por edhe një standard më të mirë për qytetarët tanë, sepse këtë presin qytetarët nga ne dhe për këtë kanë votuar në të dy zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare", tha Mickoski, duke shtuar se së bashku me sektorin joqeveritar, së bashku me Institutin Republikan Ndërkombëtar, është i bindur se do të bëhet shumë. sa/

Foto/video: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR