• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski realizoi takim me kryeministrin kroat Plenkoviq

Mickoski realizoi takim me kryeministrin kroat Plenkoviq

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasditen e sotme realizoi takim me kryeministrin kroat dhe lider i HDZ (BDK), Andrej Plenkoviq i cili po qëndron për vizitë në vend.

Siç njoftoi Pres shërbimi qeveritar, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë.

Në takim është bërë fjalë për bashkëpunimin aktiv ndërmjet partive simotra VMRO-DPMNE dhe HDZ ku u theksua se ky bashkëpunim edhe më tej do të vazhdojë, thuhet në kumtesë.

Në takim, bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike, si dhe procesin eurointegrues të vendit.

"Mickoski theksoi se Maqedonia duhet të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe Maqedoninë e sheh vetëm si anëtare të barabartë të BE-së me çka kërkoi edhe mbështetjen e Kroacisë mike", theksojnë nga kjo parti.

Nga atje shtojnë se gjatë bisedimeve Mickoski poashtu ka potencuar edhe shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, inflacionin dhe varfërinë në rritje.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR