• e enjte, 18 korrik 2024

Mickoski realizoi takim me euroambasadorin Gir

Mickoski realizoi takim me euroambasadorin Gir
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski është takuar me auroambasadorin Dejvid Gir me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend edhe për integrimet evropiane, si dhe për ngjarjet gjeostrategjike në rajon dhe Evropë.
Nga VMRO-DPMNE informuan se Mickosvski ka theksuar se mospasja e reformave, menaxhimi i keq i Qeverisë sa i përket krizës ekonomike, energjetike dhe shëndetësore dhe shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit e largojnë shtetin nga rruga evropiane. "Kryetari Mickovski e informoi ambasadorin Gir për keqpërdorimin e shpeshtë të flamurit evropian gjatë miratimit të ligjeve në Kuvend nga ana e shumicës parlamentare, duke shtuar se pushteti nuk i pranon vërejtjet konstruktive dhe amendamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE të cilat nënkuptojnë përfitim për qytetarët", qëndron në kumtesën e partisë.
Mickovski e ka afirmuar mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për rrugën evropiane dhe anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit në Bashkimin Evropian. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR