Mickoski: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve, bëj thirrje për unitet dhe qetësi
- Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot u dërgoi porosi qytetarëve për unitet dhe qetësi, të mos bien pre e provokimeve duke cekur se mjaft kishte ndarje. Ai tha se ngjarjet lidhur me flamujt nuk do të ndikojnë por plotësisht do ta përforcojnë lidhjen në Qeveri dhe me qytetarët.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:37, 30 nëntor, 2024
Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot u dërgoi porosi qytetarëve për unitet dhe qetësi, të mos bien pre e provokimeve duke cekur se mjaft kishte ndarje. Ai tha se ngjarjet lidhur me flamujt nuk do të ndikojnë por plotësisht do ta përforcojnë lidhjen në Qeveri dhe me qytetarët.
"Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për siguri publike dhe SPB Shkup reaguan me mjaft maturi ndaj saj, pa eskaluar ajo, pa i krijuar incidente, ndërkaq të gjithë ata kryes të veprës penale sipas nenit 319 të Kodit penal menjëherë u privuan nga liria, u nxorën para prokurorit publik dhe prej tani e tutje tashmë është proces gjyqësor ndaj të cilit ne si Qeveri nuk mund të ndikojmë. Por, gjithashtu paralajmëroj se ai nen 319 i Kodit penal i reeferohet jo vetëm flamurit shtetëror, por edhe flamujve të shteteve të tjera. Prandaj bëj thirrje për qetësi, të mos jemi viktimë e provokimit", tha Mickoski i cili ishte për vizitë në disa vendbanine në rajonin e Tetovës.
Duhet të jemi të pjekur dhe të vetëdijshëm, shtoi ai, se gjëra të tilla do të ndodhin sepse, siç tha "këta njerëz janë të frikësuar për milionat të cilat i fituan në kurriz të popullit dhe tani e dinë se vjen koha për drejtësi, drejtësia është e ngadalshme, por vjen".
Sipas tij, ngjarjet e fundit me flamujt jo vetëm që nuk do të ndikojnë, por plotësisht e përforcojnë lidhjen në kuadër të Qeverisë, por edhe të Qeverisë me qytetarët.
Kryeministri tha se është në komunikim intensiv me të gjithë partnerët tanë strategjik, me anëtarët e Qeverisë, me grupe të tjera dhe me qytetarë.
"Ja, sot unë jam në Jegunoc, vazhdojmë më tutje edhe në Tetovë, edhe në tearcë sot. Dëshiroj të dërgoj porosi për unitet, mjaft me ndarje, tani kur kemi edhe suficit në Buxhet, kur përfundimisht po realizohen projekte, kur sjellim investues të huaj, kur po bëhen reforma, kur po rriten pensionet, kur pas shumë tremujorëve dhe viteve, ekonomia e vendit po shkon nga e mira. Jam i vetëdijshëm se këto hije nga e kaluara do të dëshirojnë të na kthejnë në të kaluarën, nuk do të lejojmë. jemi rezisten daj kësaj, kemi strategji dhe do t'i kunrëvihemi asaj, prandaj bëpj thirrje për qetësi, për unitet", tha Mickoski.
Kjo, theksoi ai, është atdheu ynë i përbashkët, këtu kemi lindur, këtu jemi gëzuar, këtu jemi pikëlluar, dhe me siguri shumica prej nesh edhe këtu do ta përfundojnë jetën.
"Prandaj duhet bashkarisht të luftojmë për një Maqedoni, mdoerne, prosperuese", tha Mickoski.
Përkujtoi se ka paralajmëruar për skenare të tilla që prej para disa muajve dhe tha se ky nuk do të jetë tentimi i fundit.
Për kërkesën e BDI-së për interpelancë të ministrit të Punëve të Brendshme, pançe Toshkovski dhe reagimet e opozitës tha se është punë e opozitës të parashtrojë interpelancë, por se nuk sheh logjikë për një kërkesë të tyre të tillë. ab/
ФОТО: Принтскрин