• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Qytetarët duhet të marrin bukën me çmimin më të ulët të mundshëm

Mickoski: Qytetarët duhet të marrin bukën me çmimin më të ulët të mundshëm

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Qytetarët duhet të marrin bukën, e cila është produkt bazë ushqimor, me çmimin më të ulët që duhet ta ketë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për hapjen e sallës së sportit në vendbanimin Stajkovci të Komunës së Gazi Babës, Mickoski tha se “politikat e këqija të Qeverisë çuan në boshatisjen e rafteve të bukës”.

Претседателот наместо да го свика советот за безбедност, молчи, МВР се однесува аматерски, а во Министерството за образование има епска неспособност, оцени претседателот на ВМРО-ДПМНЕ Христиј

 

"Për fat të keq, politikat ekzicioniste dhe të këqija të kësaj qeverie, inflacioni i lartë, rekord në Evropë, Maqedonia ka inflacion dyfish më të lartë në krahasim me BE-në, bëri që përveç faktit që para disa muajsh kishte radhë për naftë dhe benzinë, sot i kemi raftet bosh për bukë", tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Mickoskit, pikërisht për shkak të politikave të qeverisë dhe, siç tha, “zgjidhjeve të detyruara” raftet janë boshatisur dhe qytetarët nuk e kanë bukën si produkt bazë në dispozicion. ls/

Foto: MIA arkiv dhe VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR