• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Qeveria nuk ka kredibilitet, janë logjike kërkesat e opozitës për zgjedhje

Mickoski: Qeveria nuk ka kredibilitet, janë logjike kërkesat e opozitës për zgjedhje

Berovë, 28 gusht 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat në Berovë vlerësoi se Qeveria aktuale nuk ka kredibilitet dhe se janë logjike kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

"Kemi Qeveri që nuk ka kredibilitet, ndërsa do të thoja edhe legjitimitet politik sepse politika e tyre kryesore kanë qenë ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar. Kanë kaluar 10 ditë nga debati për ndryshimet kushtetuese, është votuar për rendin e ditës dhe ishte e qartë se nuk ka shumicë që të realizohet ajo që duhet", tha Mickoski. 

Sipas kësaj, siç shtoi ai, janë logjike kërkesat për zgjedhje të parakohshme.

"Në mungesë të ndonjë politike tjetër që do të mund të ndërlidh gjërat, është normale që populli dhe opozita të kërkojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt, duke pasur parasysh se në pranverë janë zgjedhjet e rregullta, me çka populli do të fitonte Qeveri e cila ka kredibilitet dhe legjitimitet politik për të çuar proceset përpara", tha Mickoski. 

Duke komentuar informatat për zgjedhjen e firmës e cila duhet të kryejë punët ndërtimore në qendrën sportive "Boris Trajkovski" ku në fund të vitit duhet të mbahet samiti i kryetarëve të vendeve anëtare të OSBE-së, Mickoski me qëndrim se në BDI secili ministër ka kompaninë e tij të cilit i ndan tenderë. qa/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR