• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Qeveria mbetet partner i biznesit, kompanitë të aplikojnë për përkrahjen e siguruar

Mickoski: Qeveria mbetet partner i biznesit, kompanitë të aplikojnë për përkrahjen e siguruar

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Nuk dëshirojmë të luajmë në ligën e gjashtë, dëshirojmë në të parën, kanë porositur afaristët sot kryeministrin Hristijan Mickoski. Ata kërkuan që edhe Qeveria ta kompletojë ekipin me ekonomistë me përvojë.

"Me Qeverinë dëshirojmë ta bëjmë investimin më të madh, e potencial kemi", tha pronari i IGM - Kavadar, Ilija Geçev.

Kryeministri Mickoski, i cili i dëgjoi kërkesat dhe sugjerimet e kompanive, tha se transparenca dhe llogaridhënia do të jenë prioritet për Qeverinë. Së shpejti, tha ai, përmes faqes së internetit, qytetarët do të mund të shohin se si dhe për çfarë shpenzohen paratë, edhe në nivel kombëtar,  edhe në nivel lokal.

"Kemi për qëllim të jemi partneri i juaj dhe t'ju ndihmojmë. Unë dua t'ju bind për këtë. Mrekullitë janë të pamundura, por do të bëjmë çka mundemi në korniza të Kushtetutës dhe ligjeve. Është në interesin tonë që ekonomia vendase të zhvillohet", tha Mickoski dhe u bëri thirrje kompanive që të aplikojnë për 250 milionë euro, të siguruara nga Hungaria.

Mickoski sot nga Oda, e cila feston 102 vjetorin e ekzistimit, mori çmim për bashkëpunim dhe përkushtim.

Në ngjarjen, krahas biznesmenëve - anëtarë të Odës, janë edhe ministrat e Financave, Energjetikës, Transportit dhe Lidhjeve dhe Administratës Publike. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR