• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Qeveria konfirmoi 270 projekte komunale për të cilat do të investohen 4 miliardë denarë

Mickoski: Qeveria konfirmoi 270 projekte komunale për të cilat do të investohen 4 miliardë denarë

Bërvenicë, 17 tetor (MIA) - Në mbledhjen e djeshme qeveritare u konfirmuan mbi 270 projekte të cilat janë në pothuajse të gjitha komunat, konfirmoi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në Komunën e Bërvenicës.

Në deklaratë për mediumet, Mickoski theksoi se në mbledhjen e ardhshme qeveritare do të ketë vazhdim të vogël të afatit për komunat të cilat duhet ta kompletojnë dikumentacionin projektues.

"Janë konfirmuar mbi 270 projekte të cilat janë në pothuajse të gjitha komunat. Këto nuk janë projekte në të cilat kryetarët e komunave janë nga VMRO-DPMNE apo koalicioni qeveritar, por edhe kryetarë të komunave të cilët vijnë nga LSDM, BDI apo kryetarë të pavarur rë komunave, sepse ne luftojmë për çdo milimetër katror të mbarë territorit të shtetit, çdo copë tokë është e rëndësishme për ne dhe çdokund dëshirojmë të investojmë. Pres javën e ardhshme marrëveshjet të nënshkruhen dhe të fillojë zbatimi i realizimit historik të projekteve për të cilat do të investohen mbi 4 miliardë denarë. Në mbledhjen e ardhshme qeveritare do të ketë vazhdim të vogël të afatit sepse në projektet e disa komunave nevojiten disa dokumente të cilat mungojnë. Mendoj se afati do të jetë i amtir, deri 10 apo 15 nëntor t'i parashtrojnë projektet dhe pasi që formalisht të përfundojë, pret edhe ato të kyçen në valën e parë. Shuma e premtuar prej 6 miliardëve presim deri në fund të vitit të dorëzohet, ndëkaq vitin e ardhshëm do të ketë 15 miliardë, që do të thotë nga buxheti qendror ndaj komunave do të dorëzohen projekte prej rreth 21 miliardë denarëve", theksoi Mickoski.

Kryeministri u bën thirrje komunave Strumicë, Tearcë dhe Saraj, si dhe Qytetit të Shkupit ta shfrytëzojnë afatin e vazhduar për parashtrim të projekteve të reja komunale.

"Komuna e Strumicës nuk mori mjete sepse konkurroi me projekt i cili tashmë është i filluar dhe në rrjedhë, me kryes të zgjedhur. I bëj thirrje kryesisë së Komunës së Strumicës ta shfrytëzojë mundësinë deri më 15 nëntor të parashtrojë projekte të reja të cilat do të mund t'i financojmë. Mjete nuk janë ndarë për Komunën e Tearcës e cila parashtroi projekte përmes e-mail adresës private dhe prandaj i bëj thirrje kryetarit të Komunës të veprojë si të gjithë 79 kryetarët e tjerë të komunave. Kemi dokumentacion të pakompletuar edhe nga Komuna e Sarajit, pres deri më 15 nëntor kjo të mënjanohet. Bëhet fjalë për infrastrukturë rrugore në vendbanimin Llaskarcë dhe një ujësjellës. Qyteti i Shkupit konkurroi me projekte të pakompletuara, kërkojnë autobusë, kërkojnë mjete për mirëmbajtje të higjienës në rrugë. Nga Qeveria tashmë kanë transferuar 600 milionë denarë të cilat janë në llogari të qytetit për realizim të bulevardit "Hasan Prishtina", por dy vite nuk është bërë asgjë. Pres në periudhën në vijim atje të përmirësohen performansat investuese", theksoi kryeministri Mickoski. ab/

foto/video: МIА / Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR