• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Qeveria gënjen se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit, ky është fillimi i problemeve

Mickoski: Qeveria gënjen se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit, ky është fillimi i problemeve

Sveti Nikollë, 19 dhjetor 2023 (MIA)- Marija Gabriel ua plasi të vërtetën në sy, kjo është e vërteta për të cilën unë dhe VMRO-DPMNE-ja flasim tashmë një vit e gjysmë. Në skenë publike shihet se Mariçiqi, Zeqeviqi, Kovaçevski, Ahmeti, Osmani, Grubi e gënjejnë popullin në Maqedoni se kjo është pengesa e fundit. Nuk është e fundit, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në vizitën në Sveti Nikollë në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministres bullgare dhe ministres së Punëve të Jashtme, Marija Gabriel se ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm.

Mickoski shtoi se ky është vetëm fillimi i problemeve të cilat vijojnë prandaj, ashtu siç tha, pa mbështetjen e shoqërisë dhe pa konsultimet me opozitën kanë nënshkruar marrëveshje me qëllim që ta kryejë projektin e tij për dy vjet në pushtet.

"Njëri të bëhet kryeministër, tjetri sekretar i përgjithshëm, kurse tjerët të mbeten milionerë në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë, ky ishte projekti. Tani kemi problem të gjithë ne ku fatkeqësisht përsëri do duhet që VMRO-DPMNE-ja ta zgjidhë, por edhe qytetarët në Maqedoni gjatë periudhës së ardhshme. Për këtë flasim më shumë se një vit e gjysmë, për këtë paralajmëruam dhe fatkeqësisht atë që e bërën, shkaktuan problem të madh për të gjithë ne", tha Mickoski.

Ai potencoi se VMRO-DPMNE-ja ështe gati pasi të formojë Qeverinë e re të bisedojë për diçka që paraqet një zgjidhje dinjitoze dhe një skenar dinjitoz.

"Pres që edhe BE-ja, por liderët nëse duan me të vërtetë që Maqedoninë ta shohin në BE të ndalet kjo golgotë që zgjatë më shumë se dy dekada ku Maqedonia, identiteti dhe populli maqedonas, sfidohen nga disa fqinjë të paarsyeshëm me politikat e tyre. Do t'ju përkujtoj se gjithçka filloi me veton që morëm për shkak të kontestit të emrit dhe më pas problemet e identitetit me fqinjin tonë lindor, pamë se mund të merreshin vendime nëse do të kishim liderë të arsyeshëm brenda BE-së. Pres arsyeshmëri dhe se kjo veto së shpejti do të hiqet dhe se Maqedonia së shpejti do të fillojë negociatat për atë që i takon shumë kohë më parë", tha Mickoski. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR