• e hënë, 23 shkurt 2026

Mickoski: Qeveria funksionon shkëlqyeshëm, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickoski: Qeveria funksionon shkëlqyeshëm, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gostivar, 21 shkurt 2026 (MIA) - Qeveria funksionon shkëlqyeshëm, e përbërë nga tre subjekte koalicioni nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Për momentin, theksoi ai, nuk sheh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Për t’u shpërndarë Parlamenti formalisht nevojiten 61 deputetë. Për momentin nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedat e mia me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe nga ajo që diskutoj me qytetarët, si bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe qytetarët nga kjo Qeveri presin reforma. Dhe ky është fokusi dhe prioriteti kryesor i kësaj Qeverie. Reforma dhe rezultate konkrete", tha Mickoski.
 
Sigurisht që VMRO-DPMNE, si partia më e madhe politike në shtet, duhet të sillet me përgjegjësi ndaj qytetarëve, theksoi kryeministri, duke shtuar se edhe pse pas zgjedhjeve lokale dhe atij triumfi absolut të partisë i konvenon mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, megjithatë prioritet mbetet realizimi i rezultateve dhe reformave për një jetë dhe standard më të mirë për qytetarët.

 I pyetur nëse do ta shkarkonte Ministrin e Politikës Sociaëe dhe Demografisë, Fatmir Limani, i cili paralajmëroi se do të formojë një parti të re, Kkyeministri tha se nuk është informuar për këtë.

Lidhur me përzgjedhjen e prokurorit publik, Mickoski tha se ende nuk ka vendim."Kur të kemi një vendim, opinioni do të informohet", tha kryeministri. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR