• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të investojë 1 milion euro në vit për realizimin e investimeve kapitale në Demir Hisar

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të investojë 1 milion euro në vit për realizimin e investimeve kapitale në Demir Hisar

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Atë që nga dje kam filluar ta paralajmëroj në Prilep si alokacion direkt të mjeteve nga buxheti qendror për realizimin e projekteve kapitale në komunat e Maqedonisë, sigurisht që do të jetë edhe për Demir Hisarin, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “1 Maji” në Demir Hisar, në kuadër të aktivitetit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, Mickoski informoi se për këtë  janë planifikuar të paktën një milion euro në vit. 

 "Që do të thotë për një mandat më shumë se katër milionë euro dhe kjo është jashtë buxhetit të vetë komunës, dhe këto janë para që do të investohen drejtpërdrejt për rrugë të reja, për rrjetin e ujësjellësit, për rrjetin e kanalizimit, rehabilitimin e rrugëve, këndeve të lojërave dhe kështu me radhë. Diçka që është thelbësore për qytetarët kudo në Maqedoni, këto janë mjete direkte që do të rialokohen nga buxheti dhe do të investohen këtu në Demir Hisar", tha ai.

 Kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Nikolla Najdovski në këtë ngjarje shprehu falënderim për mbështetjen dhe ndau disa nga aktivitetet e realizuara.

Plotësoi se krahas këtyre ndërhyrjeve në Demir Hisar është ndryshuar ndriçimi i rrugëve kryesore, ndrsa njëra nga to është edhe rruga "1 Maji". 

 

 

 

 Për gjysmën e dytë të vitit 2023, thotë se do të vijojë rikonstruksioni i pjesës nga rruga “11 Oktomvri” nga ura e "Stara Rekës" deri te Katedralja “Shën Nikolla” në Demir Hisar. ar/

 Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR