Mickoski: Qeveria do të përgjigjet ashpër ndaj të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve që të destabilizohet paqja dhe siguria e vendit
- Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar përdhosjen e flamurit shtetëror, pret që zhvillimet e tilla qëllimi i të cilave janë tensionet etnike të ketë edhe në të ardhmen dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë përballë provokimeve sepse "në këtë moment na duhet maturi dhe qetësi". Sipas tij, bëhet fjalë për një "grup të vogël të izoluar dhe të manipuluar të atyre që mbrojnë milionat e tyre".
- Post By Fami Bajrami
- 14:04, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar përdhosjen e flamurit shtetëror, pret që zhvillimet e tilla qëllimi i të cilave janë tensionet etnike të ketë edhe në të ardhmen dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë përballë provokimeve sepse "në këtë moment na duhet maturi dhe qetësi". Sipas tij, bëhet fjalë për një "grup të vogël të izoluar dhe të manipuluar të atyre që mbrojnë milionat e tyre".
Theksoi se Qeveria "do t'u përgjigjet ashpër të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për të destabilizuar paqen dhe sigurinë në vend".
"E dënoj ashpër, ajo paraqet një akt agresioni, diçka për të cilën kemi paralajmëruar se do të ndodhë, se këto lloj përpjekjesh për përshkallëzimin e ngjarjeve dhe për të krijuar tensione etnike do të ekzistojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Nuk do të jetë një rast i izoluar, prisni që të ketë edhe në të ardhmen, sepse ndërsa drejtësia ngadalë por me siguri u afrohet kriminelëve dhe ndërsa drejtësia troket në dyert e tyre, ata do të bëhen më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur janë kapitali i fituar në mënyrë kriminale, duke manipuluar dhe shkaktuar incidente të tilla", deklaroi Mickoksi.
Tha se kishin informacione se "pikërisht kjo do të ndodhë mbrëmë" dhe për këtë ata kanë paralajmëruar "partnerët tanë strategjikë dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare".
Kryeministri e përgëzoi "aksionin me kohë, të matur dhe shtetëror" të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup për moslejimin e përshkallëzimit të ngjarjeve dhe ndalimin e personave që përdhosën flamurin shtetëror.
Siç tha, autorët pritet të dalin para gjykatës gjatë ditës dhe do të akuzohen sipas nenit 319 të Kodit penal për vepër penale për të cilën, siç tha, është parashikuar dënim me burg prej së paku një deri pesë vjet.
Të gjitha provat, tha ai "u janë dorëzuar partnerëve tanë, ndërkohë do të jenë prova në procese gjyqësore". Pret se "nuk do të mbetet vetëm mbi këta tetë të arrestuar".
Bëri apel deri te të gjithë qytetarët, pa dallim nga përkatësia etnike, siç tha ai, "këto grupe kriminale të cilët janë ende thellë në moçalet e tyre politike dhe kanë qenë shtatë vite në pushtet, të mos lejojmë që ta destabilizojnë atdheun tonë të përbashkët Maqedoninë".
"Unë u bëjë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për maturi, apeloj që këto incidente të mos shkaktojnë ndjenja negative, sepse ky është një grup i vogël, i izoluar dhe i manipuluar i atyre të cilët mbrojnë milionat e tyre. Ndërsa deri tek ata të cilët janë viktima të mundshme të këtyre kriminelëve politikë, dua t'i paralajmëroj se nuk do të ketë mëshirë për askënd. Kushdo i cili shkel ligjin dhe Kushtetutën do të mbajë përgjegjësi. Dhe nëse ata mendojnë se janë të paprekshëm dhe nëse mendojnë se kjo që po themi nuk është e vërtetë, mendoj se do të zhgënjehen shumë dhe do të jenë dëshmitarë që në përpjekjen e parë, për ata të cilët janë arrestuar gjatë ditës së mbrëmshme, por edhe ata të cilët gjatë ditës dhe ditëve në vijim, ndërsa për të cilët ka dëshmi se kanë kryer shkelje ose vepër penale, gjithashtu, do të arrestohen dhe do të sillen para gjykatësit hetues", tha Mickoski në ngjarjen me rastin e rindërtimit të sallës Rasadnik në Kisella Vodë.
Qeveria, tha ai, "garanton siguri, veprim të matur të MPB-së siç ishte dje edhe sjellje shtetërore".
"Të jeni të sigurt se Qeveria e Maqedonisë do t'u përgjigjet ashpër të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për të destabilizuar paqen dhe sigurinë në vend", theksoi Mickoski.
Kumtoi se mëngjesin e sotëm së bashku me MPJ-në ka informuar "partnerët tanë strategjikë" brenda dhe jashtë vendit për zhvillimet dhe dëshmitë, "me çfarë informacioni disponojmë dhe çfarë presim të ndodhë në periudhën e ardhshme". rq/
Foto: MIA