• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Qëndrimi ynë është i qartë për ndryshimet e Kushtetutës, gjoja ndryshimi i qëndrimit është spin

Mickoski: Qëndrimi ynë është i qartë për ndryshimet e Kushtetutës, gjoja ndryshimi i qëndrimit është spin

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski deklaroi se qartë e ka bërë me dije qëndrimin në takimin e liderëve me kryeministrin dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të mërkurën e kaluar - "Kushtetuta të hapet në mënyrë të shtyrë d.m.th. pasi që Maqedonia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian".

"Kur do të bëhet anëtare e asaj familje të madhe, atëherë bullgarët do të jenë të mirëseardhur në Preambulën e kushtetutës... Nëse kjo zgjatë tre vite, çka paraqet problem për bullgarët të presin tre vite për t'u bërë pjesë e Kushtetutës sonë", tha Mickoski në intervistë për TV Alfa.

Gjatë javës së kaluar pas takimit të liderëve, tha, "shohim spin dhe shtrembërim të së vërtetës e madje edhe gënjeshtër" nga ana e LSDM-së dhe BDI-së dhe nga partitë më të vogla politike se VMRO-DPMNE është dakorduar për ndryshimet kushtetuese. Më pas theksoi se në Parlament nuk ka 80 deputetë për pranim të ndryshimeve.

Shtoi se shteti ka "ngecur" në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe prandaj VMRO-DPMNE, siç tha, e vetëdijshme për proceset dhe të ardhmen e Maqedonisë dhe popullin është konstruktive dhe proaktive dhe ka ofruar zgjidhje e cila nuk është ofenduese.

"Themi po - në emër të procesit, por me veprim të shtyrë. Edhe atë ia thashë Kovaçevskit", shtoi Mickoski. ab/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR