• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Pushteti të përmbushë pritshmëritë e pensionistëve

Mickoski: Pushteti të përmbushë pritshmëritë e pensionistëve

Bërvenicë, 23 shtator 2023 (MIA) - Qeveria të tregojë më shumë mirëkuptim dhe të pranojë kërkesat e pensionistëve, kërkoi lideri i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot nga Bërvenica e Tetovës duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Ai nuk pranon qëndrimin e qeverisë se nuk ka vend për zgjidhje.

"Epo e shihni, nga pushteti thonë se nuk ka vend për marrëveshje sepse kanë shpenzuar 200 milionë euro dhe nga ato 200 milionë euro, ju shihni që nuk ka as një lopatë, shihni që nuk është gërryer asnjë hapësirë për atë projekt kapital, dhe ato janë para që zakonisht përfundojnë në xhepat privatë si rezultat i provizionit dhe prandaj nuk ka për pensionistët. Unë bëj thirrje menjëherë për një situatë ku duhet të flasim me pensionistët, ata kanë mbështetjen tonë, ata kanë mbështetjen time dhe pres që qeveria të vijë në vete dhe të veprojë sipas nevojave të pensionistëve sepse inflacioni, jeta e shtrenjtë dhe ajo që po ndodh praktikisht e shkatërron standardin ditor të qytetarëve dhe pensionistëve", theksoi Mickoski ku ishte në Bërvenicë si pjesë e fushatës partiake "Kjo është Maqedonia për të gjithë".

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për problemet me blerjen e specave dhe rrushit, Mickoski vlerësoi se fermerët për këtë Qeveri janë grup margjinal.

"Por lajmi i mirë është se së shpejti kjo qeveri do të jetë në opozitë. Qeveria e ardhshme të VMRO-DPMNE-së, si gjithmonë në të kaluarën, fokusin e ka pasur në punën, por edhe bujqit si bashkëqytetarë tanë. Është shumë e rëndësishme që ata të prodhojnë atë që ne si shtet e zhvillojmë, për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm për nevojat tona, por edhe për eksport", ka thënë Mickoski. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR