• e martë, 12 nëntor 2024

Mickoski: Pritet BDI të ndërmarrë hapa për destabilizim të shtetit, por koha do të tregojë nëse informatat janë të sakta apo jo

Mickoski: Pritet BDI të ndërmarrë hapa për destabilizim të shtetit, por koha do të tregojë nëse informatat janë të sakta apo jo

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kemi informata me të cilat disponojmë, të marra përmes disa kanaleve, se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në tentim për ta mbrojtur kapitalin të cilin e krijoi gjatë 20-22 viteve, do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimet e Mickoskit të paraqitura gjatë fundjavës, se BDI e rrezikon pasqyrën interetnike në shtet dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilittein e Maqedonisë si shtet, kryeminsitri theksoi se pret kjo të ndodhë këtë vjeshtë, por megjithatë, tha, koha do të japë përgjigje nëse informatat me të cilat disponon janë të sakta apo jo.

"Ne si Qeveri kemi të drejtën e plotë ta mbrojmë sovranitetin territorial dhe integritetin, si dhe paqen e qytetarëve. Ky praktikisht është edhe qëllimi i një shteti. Presim që kjo të ndodhë në vjeshtë, në bazë të atyre informatave që i kemi, por të presim koha ta japë përgjigjen, nëse ato informata do të konfirmohen apo informatat nuk do të jenë të sakta", tha Mickoski.

I pyetur se çka ndryshoi në qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për konstruktivitet të BDI-së, pasi që i mbështeti ndryshimet e Ligjit për Qeverinë, Mickoski thotë se secili konstruktivitet në drejtim të përmirësimit të kushteve për jetë është i mirëseardhur, pa dallim se për cilën parti politike bëhet fjalë, por, thotë, Qeveria është e detyrueshme t'i ndajë informatat për "sjellje potenciale devijuese të grupeve apo partive politike".

Në intervistë për "Fokus" të publikuar gjatë fundjavës, Mickoski deklaroi se thelbi i hapave të këtillë është të mbrohet kapitali i prëfituar në 20 vitet e kaluara në pushtet, por nuk përjashtohet edhe mundësia që disa grupe të jenë të manipuluara pa vetëdije dhe ta sfidojnë integritetin territorial dhe sovranitetin. ab/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR