• e enjte, 09 prill 2026

Mickoski: Prioriteti i Qeverisë është të kemi shpenzime më të ulëta të jetesës dhe të ardhura më të larta për të punësuarit

Mickoski: Prioriteti i Qeverisë është të kemi shpenzime më të ulëta të jetesës dhe të ardhura më të larta për të punësuarit

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Prioritet i Qeverisë është të sigurohen harxhime më të vogla për jetë dhe paga më të larta për të punësuarit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke e komentuar analizën e Entit shtetëror për statistikë për pagat e paguara në janar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski potencoi se vazhdimi i trendit të rritjes së pagave është punë pozitive, por theksoi se qëllimi i pushtetit ekzekutiv është shkatërrimi i vazhdueshëm i inflacionit dhe përmirësimi i standardit.

 “Absolutisht gjithmonë na gëzojnë të dhënat kur vazhdon trendi i rritjes së pagave, përfshirë edhe muajin janar, siç e tha dhe e publikoi Statistika. A është kjo e mjaftueshme? Jo.  Gjithmonë duhet më shumë dhe ne si Qeveri do të përpiqemi të kemi shpenzimet e jetesës sa më të ulëta, përkatësisht inflacionin, dhe sa më të larta të ardhurat për të punësuarit.  Ky është qëllimi ynë si Qeveri dhe prioriteti kryesor. Kështu jemi sjellë deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi edhe në të ardhmen”, deklaroi Mickoski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR