Mickoski pret që sot të stabilizohet gjendja në TEC Manastir dhe të vazhdojë prodhimi i rregullt
- Kryeministri Hristijan Mickoski pret që situata në TEC Manastir sot të stabilizohet dhe të vazhdojë prodhimi i rregullt, pasi në mëngjes janë shkëputur nga rrjeti dy termoblloqe.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që situata në TEC Manastir sot të stabilizohet dhe të vazhdojë prodhimi i rregullt, pasi në mëngjes janë shkëputur nga rrjeti dy termoblloqe.
"TEC Manastir është në gjendje alarmante dhe katastrofale për çdo gjë që ka ndodhur në periudhën e kaluar, ka pasur një aksion të madh, i cili është vetëm fillimi, do të ketë edhe shumë nga ato që kam në dispozicion si informacion, por ne po luftojmë. Pres që sot situata atje të stabilizohet dhe të vazhdojë me prodhim të rregullt dhe me atë që marrin qytetarët. Por do të ketë luftë, është normale, është një gjendje e trashëguar, tha sot Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
"Siç kumtoi SHA EMV, termocentrali “Manastir 2” sot në mëngjes në ora 08:22 është fikur nga funksioni për shkak të mbrojtjes së aktivizuar. Gjashtë minuta më vonë, nga rrjeti elektroenergjetik është shkëputur edhe termoblloku “Manastir 1” për shkak të aktivizimit të mbrojtjes së transformatorit për nevojat e veta.
"Falë aktivizimit me kohë të mbrojtjes, nuk është shkaktuar dëm në TC Manastir 1. Sipas analizave të deritanishme, nga ekipet e ekspertëve të TC Manastir, bëhet fjalë për shkaqe të jashtme që do të konstatohen më tutje. Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet për rikyçjen e TC Manastir 1 në rrjetin elektrik. Menjëherë pas sinkronizimit të TC Manastir 1 në sistemin elektroenergjetik, gjatë ditës do të fillojë operimi i ndezjes së TC Manastir 3, i cili sipas planit të prodhimit nuk ishte në funksion ditët e fundit, theksohet në kumtesën nga SHA EMV.
Mickoski mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ministria për marrëdhënie ndërmjet bashkësive me rastin e Ditës së Mësimit të Gjuhës Turke, me praninë e nxënësve nga SHFK "Strasho Pinxhur" nga Karbinci, së bashku me shkollat rajonale nga fshati Përnalia dhe fshati Radanje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s