• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski pret që marrëveshja për çmimet të respektohet, do të sanksionohet çdo sjellje joetike

Mickoski pret që marrëveshja për çmimet të respektohet, do të sanksionohet çdo sjellje joetike

 Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Pres që ajo çfarë është rënë dakord të respektohet. Masa duhet fillojë që sot dhe pres një ulje prej të paktën 10 për qind, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, sa i përket hyrjes në fuqi të marzheve të kufizuara të fitimit për 73 produkte ushqimore nga shporta e konsumit të vjeshtës.

 Për reagimet e qytetarëve se një pjesë e marketeve i kanë shtrejtuar çmimet para miratimit të vendimit për shportën e konsumit të vjeshtës, Mickoski tha se çdokush që sillet në mënyrë spekulative, jomorale dhe joetike do të sanksionohet. 

 

Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha se masa do të zgjasë deri në fund të tetorit, ndërsa si rezultat i asaj 70-të produkte janë me çmim të ulët, si rezultat i analizave dhe anketave në terren me qytetarët. 

 "Në periudhën që pason do të vazhdojmë ta përditësojmë këtë listë në varësi të nevojave të qytetarëve. Produktet nuk janë rezultat i masave spekulative, por janë rezultat i analizave dhe anketave në terren të zhvilluar nga qytetarët se cilat produkte mund të jenë më të përdorura nga ata, kështu do të jetë edhe para festave të fundvitit, kështu do të jetë edhe në pranverë, kështu do të funksionojmë gjatë gjithë kohës. Qëllimi ynë është që ta lehtësojmë jetën e qytetarëve dhe të ulim çmimet e produkteve", tha Mickoski. 

 Ai paralajmëroi se së shpejti do të ketë ndryshime në udhëheqësinë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), ku drejtori është ende nga qeveria e kaluar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s, Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR