• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Prespa është realitet, Marrëveshja për fqinjësi të mirë tashmë është rinegociuar me "propozimin francez", asaj mund t'i shtohet edhe një propozim tjetër me kërkesat maqedonase

Mickoski: Prespa është realitet, Marrëveshja për fqinjësi të mirë tashmë është rinegociuar me

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se Marrëveshja e Prespës është realitet dhe pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të vendit, ndërsa Marrëveshja për fqinjësi të mirë tashmë është rinegociuar, me plotësimin e të a.q. "propozimin francez", nga i cili rrjedhin ndryshimet kushtetuese, për çka, siç tha, nuk sheh arsye që asaj mos t'i shtohet ndonjë propozim tjetër, që do të përfshijë kërkesat e popullit maqedonas.

Këtë e deklaroi sot Mickoski duke e komentuar deklaratën e ambasadores amerikane, Anxhela Ageler, e cila në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se nuk ka rinegociime as për Prespën, as me Bullgarinë për BE, ato marrëveshje tashmë janë bërë dhe nuk ka rinegociim për përparim drejt BE-së.

"Sa i përket Prespës, ne shumë vite më parë e kemi thënë qëndrimin tonë, e ai është se kjo marrëveshje është realitet dhe është pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të Maqedonisë si shtet dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilema, ndërsa sa i përket ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë pjesë e të a.q. propozimit francez, i cili është plotësim i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, gjegjësisht rinegocimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe në lidhje me këtë ju e dini qëndrimin tonë se ne nuk negociojmë diktate dhe ultimatume, pra nëse mund të rinegociohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe asaj t'i shtohet i a.q. "propozimi francez", nuk shoh arsye pse të mos shtohet një propozim francez plus apo ndonjë propozim tjetër, i cili do të përfshijë kërkesat e popullit maqedonas, maqedonasve në Bullgari", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vendosjen e gurthemelit të kopshtit të ri për fëmijë në Butel.

Согласно Устав секој има право да ги користи демократските алатки да го изрази своето незадоволство. Но, доколку тоа незадоволство биде на штета на унитарниот карактер или на штета на законит

Mickoski theksoi se nuk mund të udhëhiqen politika të standardeve të dyfishta dhe se nëse kërkohet ndryshim i Kushtetutës për disa qindra bashkëqytetarë tanë, të cilët deklarohen si bullgarë, atëherë duhet të merren parasysh edhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

"Ne nuk mund të udhëheqim politikë të standardeve të dyfishta, nëse kërkojmë ndryshim të Kushtetutës në Maqedoni për disa qindra bashkëqytetarë tanë, të cilët thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar, atëherë duhet të shohim se çfarë do të ndodh me ata qytetarë tek fqiu jonë lindor, të cilët thonë se janë pjesë e komunitetit maqedonas. Duhet të pyesim veten pse duan të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë, nëse u kërcënohen të drejtat e njeriut dikujt. Nëse po, atëherë duhet të shohim në Evropë, cili është ai institucion përgjegjës për marrjen e vendimit, të drejtat e kujt të njeriut janë shkelur apo jo. Ajo është Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut dhe nëse shikoni situatën sot ose të shprehem me sportivitet, do të shihni rezultatin 14:0, gjegjësisht kemi 14 aktgjykime për komunitetin maqedonas në Bullgari, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose rrezikuar dhe zero të komunitetit bullgar në Maqedoni. Pra duhet të kemi një politikë që nuk bazohet në standarde të dyfishta. Një politikë të tillë po e ndjek kjo qeveri e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe përderisa unë jam kryetar, nuk kam ndërmend të bëjë politikë të standardeve të dyfishta", tha Mickoski.

Ai i cilësoi si të çuditshme deklaratat, të cilët vijnë nga Sofja zyrtare, posaçërisht nga presidenti Radev, i cili, siç tha, bëri deklarata të cilët më shumë i përshtaten mesjetës se sa shekullit të 21-të.

"Njeriu politikan, i cili në shekullin 21 e quan veten politikan evropian, ndërsa në skenë të madhe i shfuqizon të drejtat e njeriut të një komuniteti, i cili në mesin e shekullit të kaluar ishte pjesë e listës së regjostrimit tek fqiu jonë lindor, komuniteti maqedonas, thotë se ne kemi qenë kundër komunitetit bullgar. Askush nuk është kundër komunitetit bullgar, ne i respektojmë ata disa qindra bashkëqytetarë tanë, të cilët thonë se janë pjesë e komunitetut bullgar, por kërkojmë nga presidenti i Bullgarisë t'i respektojë të drejtat minoritare dhe të njeriut të komunitetit maqedonas", tha Mickoski.

Ageler, në intervistën thotë se qytetarët nga Qeveria e re duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin, duke theksuar se gjithnjë ekziston rrezik nga hyrja e një kapitali gërryes dhe se pushteti duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet. 

"Të jem shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend të pranonin ndryshimin e emrit. Por ishte marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën qeveria e atëhershme dhe shumë në bashkësinë ndërkombëtare ishin dakord. Sigurisht që ne ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm. Është diçka që e ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut, tani për të hyrë në NATO, dhe ka marrë shumë mundësi për tu avancuar në Bashkimin Evropian. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij thanë në betim 'E Veriut'. Tani do të vëzhgojmë me shumë kujdes se si respektohet. Por siç e thashë dhe thamë që duke respektuar Marrëveshjen e Prespës, e cila është kyçe, dhe sigurisht që ka një rrugë, dhe prioriteti për ne në Shkup, në Ambasadën Amerikane dhe për Uashingtonin, është të kalojmë në ato prioritete shumë të rëndësishme për të cilat duhet të flitet në këtë vend. Ndjej se ka një sasi të caktuar shpërqendrimi të vëmendjes dhe grumbullimin e pikëve nga ajo kush dhe çfarë dhe kur e tha. Por është e rëndësishme të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kryeministri tha se do t'i bëjë dhe të ecim përpara dhe të kemi bisedime shumë të rëndësishme", deklaroi Ageler. rq/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR