• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase dhe reforma, për këtë nevojiten ndryshime të Ligjit për administratë shtetërore

Mickoski: Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase dhe reforma, për këtë nevojiten ndryshime të Ligjit për administratë shtetërore

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE i propozoi në Kuvend me procedurë të shkurtuar ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore, me të cilat do të bëhet riorganizim i ri i qeverisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në konferencë për shtyp në Kuvend, i bëri thirrje të gjithë deputetëve t'i mbështesin ndryshimet, duke paralajmëruar se mbledhja është planifikuar të mbahet të premten, ndërkaq ato të votohen të hënën.

"Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase që do të zbatojë reforma. Thelbi i besimit të madh të qytetarëve është politikat të cilat qeveria e ardhshme duhet t'i zbatojë në mënyrë që të ketë sundim të së drejtës, të mos ketë qytetarë të rendit të dytë, të përforcohet ekonomia, nxënësit të kenë libra shkollorë në fillim të vitit, në shëndetësi të ketë kushte, për bujqit subvencione dhe tërë atë që premtuam në program. Që e tërë kjo të zbatohet, nevojitet të kiratohen ndryshimet dhe riorganizim i Qeverisë", deklaroi Mickoski.

Me ndryshimet e këtilla, siç tha Mickoski do të kemi efikasitet, modernizim të qeverisë dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

I pyetur nëse kanë biseduar për mbështetje prej 80 deputetëve, duke pasur parasysh se ligji sillet me shumicë prej dy të tretave, Mickoski tha se nuk do të dëshironte të hyjë në politikë ditore.

"Pres mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare të cilat janë pjesë e kësaj përbërjeje të Kuvendit. Supozimet t'i lëmë anash. Nuk jemi politikanë naiv të besojmë në rastësi, në politikë rrallë ka rastësi", deklaroi Mickoski.

Me ndryshimet e paralajmëruara, risi do të jenë hapja e Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, që deri më tani sihte vetëm sektor në Minsitrinë e Ekonomisë, dhe transformim i i Agjencisë për të rinj dhe sport në Ministri të Sportit. Sektori i të rinjve duhet të hyjë në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, ndërsa resori i punës të hyjë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa nga atje të ndahet turizmi dhe të jetë pjesë e Ministrisë së Kulturës. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës duhet të bëhet Ministri e Tranformimit digjital.

Në mënyrë që të sillen ndryshimet e këtij ligji, nevojitet shumicë prej dy të tretave apo 80 deputetë, ndërsa sipas matematikës së deritanishme, koalicioni i VMRO-DPMNE-së (58) me VLEN-in (14) dhe ZNAM (6) së bashku kanë 78 deputetë. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR