• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski pranon takim liderësh, por nuk do të pajtohet për ndryshimin e Kushtetutës

Mickoski pranon takim liderësh, por nuk do të pajtohet për ndryshimin e Kushtetutës

Dellçevë, 29 maj 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte në tribunën në Dellçevë potencoi se mbi 80 për qind e popullit maqedonas janë kundër pranimit të siç thotë, diktatit bullgar dhe se partia nuk do të pajtohet për ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana as tani e as në të ardhmen.

"Gjithmonë kam qenë i sinqertë dhe kundër të gjithë politikanëve të njohur nga përvoja dhe e kaluara e keqe e popullit tonë që gënjejnë për situatat në të cilat ndodhemi, e them gjithmonë të vërtetën se kemi presione serioze për të pranuar diktatin bullgar. Mendojnë se me thirrje për takime, me biseda individuale, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të dorëzohen. Por deputetët e VMRO-DPMNE-së, ashtu si unë, e vetmja gjë që jemi të detyruar të bëjmë është ta dëgjojmë popullin e Maqedonisë. A duhet të shkojmë kundër shumicës dërrmuese? Nuk është vizion të nëpërkëmbësh opinionin e popullit, por të bësh politikë në drejtim të pikëpamjeve dhe zërit të popullit", theksoi Mickoski.

Në fjalimin e tij Mickoski paralajmëroi se do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar të liderëve pasi vlerëson se është e nevojshme të marrë pjesë në takime kur është në pyetje shteti.

"Këtyre ditëve është paralajmëruar takim i liderëve. Nuk kam ndonjë shpresë të madhe, të jem i sinqertë, edhe pse do të marr pjesë në takim, pasi gjithmonë kur flitet për të ardhmen e Maqedonisë vlerësoj se është e nevojshme të merret pjesë. Njëherësh, në këtë takim, dëshiroj që kryeministri të jetë i vetëdijshëm për kohën pasi të dështojnë ndryshimet kushtetuese", potencoi Mickoski.

Sipas tij, çdo qeveri duhet ta dëgjojë zërin e popullit dhe thotë se kjo qeveri e BDI-së, e mbështetur nga partneri më i vogël i koalicionit LSDM, e dëgjon vetëm zërin e parave.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR