• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski porosit Gruevskin: Nuk kam ndërmend që me shënime publike të bëhem pjesë e skenarit për krijimin e përqarjes në interes të kësaj qeverie

Mickoski porosit Gruevskin: Nuk kam ndërmend që me shënime publike të bëhem pjesë e skenarit për krijimin e përqarjes në interes të kësaj qeverie

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot përmes një publikimi në Fejsbuk iu drejtua ish kryetarit të partisë dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, duke e porositur se nuk ka ndërmend që me shënime publike të bëhet pjesë e skenarit për krijimin e përçarjes në interes të kësaj qeverie. 

"Më vjen keq që vendosët të bëni një parodi publike dhe të shërbeni për tu defokusuar nga krimi i kësaj qeverie kriminale dhe ju kuptoj, por nuk ju justifikoj dot. Nuk ka nevojë per dialog nëpërmjet mediave, por duke qenë se më jeni drejtuar me status vetëm një herë unë po ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë: Nikolla, nuk kam ndërmend me korrespondenca publike të bëhem pjesë e skenarit të krijimit të përçarjes në favor të kësaj qeverie. Një ditë kur të takohemi ballë për ballë do t'ju tregoj detajet nëse jeni gati t'i dëgjoni", ka thënë Mickoski.

Ai shtoi se nuk do të lejojë që të harrohet çka bën, siç thotë, kjo qeveri kriminale që të mbetet më gjatë. 

"Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj, të cilin unë jam gati ta kundërshtoj, sepse nuk është betejë personale, por betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Ndërsa ne politikanët jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë pazar dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër. Siç thoshte ai 'e vërteta herët a vonë do të dalë në pah', dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti..., por duket se të tjerët që e thonë publikisht këto ditët e fundit, pak a shumë me zë të lartë dhe të qartë, dijeni edhe këtë", tha Mickoski.

Gruevski dje i bëri thirrje Mickoskit që publikisht të përgjigjet në lidhje me akuzat e tij për FAC-in gjerman. 

"Lidhur me deklaratën e Hristijan Mickovskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t'i përgjigjet publikisht dy pyetjeve në vijim: 1. A është e vërtetë se atë e ka thënë në deklaratë për mediat gjermane, 2. Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, shkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe të japë dëshmi se kam pranuar një lojë të pistë me qeverinë që duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësive të mi në parti. Shpresoj se përgjigja do të jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, njoftimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë", njoftoi dje Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Mickoski, për gazetën gjermane "Frankfurter algemajne cajtung" deklaroi se Gruevski po zhvillon komunikim të fshehtë me Qeverinë. Ai, siç transmeton Dojçe Vele, thekson se "për të sjellë ndryshime kushtetuese, Qeveria përgatit marrëveshje të pista". 

Sipas Mickoskit, Qeveria beson se mund ta ndajë partinë opozitare, por, siç thekson, kjo nuk do të  funksionojë. 

"Kemi bërë gjithçka për perspektivën tonë evropiane. Por, por neve vazhdimisht na parashtrohen kërkesa të reja", thotë Mickoski dhe thekson nëse nuk pranohet propozimi i tij për  shtyrje të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, atëherë nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh të Kushtetutës. fc/

Fotografitë: Arkivi i MIA-s, Printskrin në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR