• e diel, 24 nëntor 2024

Mickoski: Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët, investimi i parë të martën

Mickoski: Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët, investimi i parë të martën

 Shkup, 22 qershor 2024 (MIA)  - Ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë, luftë kundër korrupsionit, përgjegjësi për çdo krim dhe reforma të formonizuara me standardet evropiane, paralajmëroi mandatari dhe kryeministër  i qeverisë së re Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE.

Në seancën e sotme parlamentare në të cilën zgjidhet qeveria e ardhshme, Mickoski tashmë ka paralajmëruar investim prej 400 milionë euro, ndërsa më pas edhe ulje të taksave dhe rritje të pensioneve. 

 "Po vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët, secili nga ju ka bërë gjithçka për atdheun e vet, tani është koha që ai i të bëjë për ju. Sipas njohurive që kemi, situata në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë sjellë në kolaps. Do të përgjigjemi me vendosmëri dhe për gjithçka opinioni do të informohet. Nuk do të kërkoj 100 ditë muaj mjalti, por paralajmëroj investime menjëherë, tashmë të martën investim mbi 400 milionë euro, pastaj ulje të taksave dhe rritje të pensioneve", tha Mickoski.

 

Seancën e Kuvendit e ndjekin presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe përfaqësues të korit diplomatik. 

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca është paraparë të zgjasë më së shumti dy ditë, përkatësisht të përfundojë më së voni deri nesër në mesnatë. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. 

Në Qeverinë e re do të ketë gjithsej 20 ministri, katër më shumë se më parë. Qeveria do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve me portofol. Mickoski do të ketë pesë zëvendës gjegjësisht zëvendëskryeministra dhe njëri prej tyre do të jetë "zëvendëskryeministër i parë". Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy nga ZNAM.  

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR