• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski pas takimit me Asociacionin e bankave: Është shprehur vullnet nga të dyja palët për afrimin e qëndrimeve rreth normës së interesit për kredinë hungareze

Mickoski pas takimit me Asociacionin e bankave: Është shprehur vullnet nga të dyja palët për afrimin e qëndrimeve rreth normës së interesit për kredinë hungareze

Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot pas takimit me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë ku janë precizuar kushtet në të cilat sektori i biznesit do të mund të shfrytëzojë 250 milionë euro nga huaja hungareze, lidhur me interesin, tha se është shprehur gatishmëri nga të dyja palët për të afruar qëndrimet.

"Në pjesën e interesit do të negociohet edhe këtë javë dhe pres që deri në fund të javës së ardhshme, në gjysmën e dytë, të kemi një lloj qëndrimi lidhur me këtë çështje dhe në atë mënyrë do ta përfundonim gjithë këtë dhe në fund të fillojmë ta zbatojmë dhe ta transferojmë në ekonomi. Për momentin po përafrohen qëndrimet. Nuk do të flisja tani për përqindje, do të flisja më shumë për vullnetin e shprehur nga të dyja palët për afrimin e qëndrimeve", ka thënë Mickoski.

Esenca, shton Mickoski është se ato 3.25 për qind interes si Qeveri doemos se do t’i paguajmë.

"Ndoshta për disa vite do të lëshonim një eurobond me të cilin do ta shlyenim para kohe këtë kredi, sepse e dimë që atje nuk kemi normë interesi. Mund të vendosim edhe për mekanizma të tjerë, varësisht nga interesi i shtetit. Qëllimi është që norma e interesit të ofruar nga bankat të jetë sa më e ulët, në mënyrë që ekonomia të ketë një normë më të ulët interesi. Tani, bankat kanë kosto reale, por të shohim se çfarë mund të reduktohet nga ato kosto, kjo varet edhe nga politikat e bankës qendrore. Prandaj them të mos flasim ende për përqindje, t'i afrojmë pikëpamjet dhe pastaj zyrtarisht do të dalim me një qëndrim", ka thënë Mickoski.

Ai përsëriti se me bankierët ka biseduar mbi mjetet që janë pjesë e huasë nga qeveria hungareze.

"Takimin do e ndaja në tre pjesë - pjesa e parë është pjesa që ka të bëjë me afatin, kohëzgjatjen, pjesa e dytë është dëshira për të marrë pjesë në projekt dhe pjesa e tretë lidhet me normën e interesit. Në pjesën ku duan të marrin pjesë si Asociacion i Bankave të Maqedonisë nuk ka dilemë, shprehën dëshirën dhe vullnetin për të qenë pjesë e këtij procesi. Sa i përket afatit morëm një qëndrim të përbashkët që varësisht kërkesave të klientëve, do të shfrytëzonim formulimin deri në tre vjet grejs periudhë dhe deri në 15 vjet afat shlyerje, sepse anëtaret thanë se kanë klientë individualë që duan ndoshta një afat më të shkurtër etj., prandaj themi deri në tre vjet dhe deri në 15 vjet afat të shlyerjes", ka thënë Mickoski.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, ai tha se bankat mund të ofrojnë një afat prej pesë, shtatë dhe dhjetë vjet, për shembull, siç tha ai, nëse klienti dëshiron një grejs periudhë dyvjeçare dhe pesë vjet shlyerje, do ta përdorim formulimi deri në tre vjet grejs periudhë dhe deri në 15 vjet periudhë shlyerje.

Huanë hungareze prej gjysmë miliardë eurosh e dakorduan kryeministri Mickoski dhe kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë Samitit të NATO-s në Uashington. Ligji për huanë hungareze u miratua në Kuvend më 17 shtator, ndërsa më 8 tetor në Budapest e nënshkroi marrëveshjen ministrja e Financave.

Kushtet në të cilat është marrë kredia, siç ka bërë të ditur disa herë deri më tani kryeministri, janë të favorshme – 3,25 për qind me grejs periudhë trevjeçare dhe afat shlyerje 12 vjet. Gjysma e parave janë të dedikuara për komunat për realizimin e projekteve kapitale, ndërsa gjysma për sektorin e biznesit.

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR