Mickoski: Partnerin për koalicion do ta kërkojmë në opozitën shqiptare, qytetarët masivisht të dalin në votim më 8 maj
- Keryetar i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski mbrëmë nga tubimi në Manastir bëri thirrje për votim masiv më 8 maj dhe deklaroi se partia e tij, partnerin për formimin e qeverisë së re do ta kërkojë tek opozita shqiptare, tek partitë, me të cilët do të ndajë vlera dhe parime të përbashkëta, ndërsa për BDI-në theksoi se është koha për opozitë dhe përgjegjësi.
- Post By Melahat Baftija
- 07:55, 29 prill, 2024
Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Keryetar i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski mbrëmë nga tubimi në Manastir bëri thirrje për votim masiv më 8 maj dhe deklaroi se partia e tij, partnerin për formimin e qeverisë së re do ta kërkojë tek opozita shqiptare, tek partitë, me të cilët do të ndajë vlera dhe parime të përbashkëta, ndërsa për BDI-në theksoi se është koha për opozitë dhe përgjegjësi.
Mickoski dërgoi mesazh deri te BDI-ja që t'i dërgojnë "emisarë" dhe "korrierë" që të mendojë për koalicion pas zgjedhjeve.
"Dhe një mesazh për BDI-në. Këto ditë jam vërshuar me mesazhe që më dërgojnë nga Reçica. Epo si njeri kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë, mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë se kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë dhe as nuk do të ketë", tha Mickoski.
Është koha, sipa stij që BDI-ja të zëvendësohet me parti që do të punojnë për një të ardhme të sigurt të të gjithë qytetarëve dhe me të cilën do të luftojmë së bashku për një të ardhme të përbashkët
Mickoski potencoi se BDI-ja gjithmonë kur vjedh më shumë, fshihet me tema nacionale dhe etnike, ndërsa sot ata fshihen pas perdes së Evropës. mb/
Foto. VMRO-DPMNE