• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski paralajmëron investime të reja nga nëntori

Mickoski paralajmëron investime të reja nga nëntori

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në nëntor të shpallin investime të reja. Bëhet fjalë për dy investime që do të jenë zgjerimi i kapaciteteve tashmë ekzistuese që punojnë në vend, si dhe për një investim i huaj për të cilin negociatat janë në fazën përfundimtare.

 Investimi i ri që vjen nga një shtet evropian, siç tha Mickoski, është në fazën përfundimtare të negociatave dhe kanë komunikim të përditshëm me investitorin potencial.

 "Në periudhën në vijim po punojmë për tri investime të reja. Dy janë për investime ekzistuese që tashmë punojnë te ne dhe do të bëjnë zgjerimin e portofolit të produkteve të tyre. Pres që në nëntor, ngadalë por me siguri t'i shpallim këto lajme pozitive për qytetarët. Për investimin prej 150 milionë eurosh jemi në fazën përfundimtare të negociatave me një vend të madh evropian që është anëtar i BE-së, jemi në garë për këtë investim. Komunikojmë me investitorin potencial çdo ditë dhe nëse kjo ndodh, do të jetë një hap i madh përpara për ne si shtet dhe si Qeveri", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR