• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski paralajmëron investime të reja gjermane, pret që rritja e BPV-së të tejkalojë tre për qind

Mickoski paralajmëron investime të reja gjermane, pret që rritja e BPV-së të tejkalojë tre për qind

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi investime të reja gjermane, ndërsa më e madhja, siç theksoi ai, do të jetë parku i erës në Kumanovë, Rankovc, Kriva Pallankë dhe Nagoriçan i Vjetër, me vlerë rreth 400 milion euro. Deri në fund të vitit, sipas kryeministrit, dy kompani gjermane do të fillojnë të investojnë, njërën, tashmë prezentë në vend, do të ndërtohet një fabrikë e re prodhimi, ndërsa tjetra do të fillojë një investim grinfild krejt të ri.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit në një shkolle të re në Çento, Mickoski tha se pret një rigjallërim të ekonomisë pas dinamikës së përshpejtuar të investimeve kapitale dhe rritjes mbi tre për qind të BPV-së në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit.

Efektet nga situata ekonomike në Gjermani e cila, sipas kryeministrit, nuk është inkurajuse, tek ne do të ndjehen, siç tha, "me siguri deri në fund të tremujorit të parë dhe në fillim të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm".

"Biseda me Odën ekonomike gjermane, ishte miqësore, do të thoja e frytshme. Tashmë kemi disa investime. Ka një investim në pjesën e energjetikës, një park i ri i erës - investim i madh në lëvizjen e komunave të Kumanovës, Rankovcës, Kriva Pallankës dhe Nagoriçanit të Vjetër, investim gjerman, diku 400 milion euro. Energjia elektrike që ata prodhojnë do të shitet në treg. Fatkeqësisht, katër vite atë investim nuk arritën ta realizonin për arsye që nuk do t'i komentoja publikisht tani, do të duhet të merren organet hetimore. Por, tashmë i kemi ngarkuar nga Kabineti që do ta ndjekin çdo ditë realizimin e këtij investimi, që do të thotë një hap tjetër përpara drejt tranzicionit të gjelbër, pra prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Ndryshe, gjendja në ekonominë gjermane nuk është inkurajuese, por sfiduese dhe unë pres që efektet që po ndodhin tani në këtë tremujor të tretë në Gjermani, ne t'i ndjejmë në fund të tremujorit të parë dhe në fillim të tremujorit të dytë vitin e ardhshëm", deklaroi Mickoski. 

Ai iu referua edhe situatës në industrinë tek ne, duke theksuar se në dy muajt e fundit që nga ardhja e Qeverisë së re, shifrat janë shumë më të mira.

Ai shtoi edhe se për shtatë vite derisa fqinjët ecnin përpara, vendi po shkonte mbrapa, kështu që tani, siç tha, "duhet të ndërmerren hapa të mëdha".

"Rritja e BPV-së, në përputhje me parametrat e tanishme, presim të jetë mes parashikimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore ose një nga më të mirët në rajon ose Evropë, por ta presim dhjetorin kur të dalin numrat për tremujorin e tretë. Megjithatë, presim në tre mujorin e tretë dhe katërt rritja të bëhet mbi tre për qind duke nisur nga dinamika e përshpejtuar e investimeve kapitale", theksoi kryeministrit.

Lidhur me projektet e komunave, tha se do të jenë publike. "Nuk pres projekte të reja, por ato që nuk janë vendosur me kohë, të vendosen, ndërsa të tilla nuk janë shumë", theksoi Mickoski. qa/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR