• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për zgjedhjen e Danka Ristovës për anëtare të Këshillit Gjyqësor: Anëtare e tillë me atë emër dhe mbiemër në bazën e VMRO-DPMNE-së nuk ekziston

Mickoski për zgjedhjen e Danka Ristovës për anëtare të Këshillit Gjyqësor: Anëtare e tillë me atë emër dhe mbiemër në bazën e VMRO-DPMNE-së nuk ekziston

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Gjyqësor e bëjnë gjykatësit në zgjedhje me votim, thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke i hedhur poshtë si të pasakta “konstatimet për partizim”, pas zgjedhjes së fundit të gjykatëses Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip për anëtare të Këshillit Gjyqësor. 

I pyetur nëse anëtarja e porsazgjedhur e Këshillit Gjyqësor është bashkëshorte e një kryetari komune nga VMRO-DPMNE, Mickoski tha, po, por se anëtare e tillë me atë emër dhe mbiemër në bazën e VMRO-DPMNE-së nuk ekziston. 

“Po, ajo është bashkëshorte e kryetarit Aco Ristov, një kryetar jashtëzakonisht i suksesshëm në komunën Radovish. Por, i hedh poshtë konstatimet në pjesën e parë nga pyetja e juaj se vazhdojmë me partizim. Shumë ashpër e kundërshtoj këtë dhe anëtare e tillë me atë emër dhe mbiemër në bazën e VMRO-DPMNE-së nuk ekziston”, deklaroi Mickoski.

Më parë i hodhi poshtë si të pasakta konstatimet nga pyetja “pse vazhdohet me partizimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, duke pasur parasysh zgjedhjen e fundit të bashkëshortes së një kryetari komune të VMRO-DPMNE-së anëtare të Këshillit Gjyqësor, ndërsa në Këshillin e PP-së e afërt me zëvendëskryeministrin nga “VLEN”.

Më 11 dhjetor gjykatësja Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip ishte zgjedhur anëtare e re e Këshillit Gjyqësor, nga rajoni i Apelit Shtip.

Kryetari i Komisionit për zbatimin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjykatësve, Subhi Jakupi informoi se në regjistrin gjyqësor në nivelin e rajonit të apelit Shtip, si njësi zgjedhore ishin regjistruar 40 votues gjykatës, prej të cilëve kanë votuar 39. 

Gjykatësit nga rajoni i apelit të Shtipit votuan për pesë kandidatë në zgjedhje të menjëhershme. Gjykatësja Meri Giçeva nga Gjykata Themelore Shtip mori një votë, kryetarët e Gjykatës Themelore Shtip dhe Gjykatës së Apelit Shtip, Aco Tasev dhe Toni Delev nga tre vota, gjykatësja e Gjykatës Themelore Shtip Nevena Perica nga pesë vota, ndërsa gjykatësja, Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip 27 vota. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR