• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për vizitë të parë zyrtare në Kroaci, pritet nga Andrej Plenkoviqi

Mickoski për vizitë të parë zyrtare në Kroaci,  pritet nga Andrej Plenkoviqi

Zagreb, 29 gusht 2024 (MIA) - Me intonimin e himnit kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe nderimet më të larta shtetërore në Zagreb është pritur kryeministri Hristian Mickoski nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq. Është duke u zhvilluar takimi tet-a-tet, pas së cilës duhet të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, njofton raportuesi i MIA-s nga Zagrebi.

Në fushën e shëndetësisë, bashkëpunimi, ndër të tjera, parasheh shkëmbim të ekspertëve dhe shërbime këshilluese, ndërsa në fushën e arsimit kushte të njëjta për shkollimin e nxënësve dhe studentëve të Maqedonisë dhe Kroacisë.

Pas takimit me Plenkoviqin, kryeministri Mickoski do të takohet edhe me presidentin kroat, Zoran Millanoviq dhe nënkryetarin e Kuvendit kroat, Zhelko Reiner.

Në fokus të bisedimeve janë integrimi evropian i vendit tonë, mbështetja kroate në këtë rrugë, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në planin ekonomik.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë edhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës, Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR