Mickoski për vizitë në komunën e Strugës
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndrojë për vizitë në Komunën e Strugës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të projektit për sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Vranishtë.
- Post By Sara Ademi
- 07:49, 9 prill, 2026
Strugë, 9 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Mickoski sot do të qëndrojë për vizitë në Komunën e Strugës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të projektit për sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Vranishtë.
Më pas, do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës turistike në Strugë, ku do të japë deklaratë për media.
Në fund, ai do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës në lagjen Vreshtat e Liqenit. sa/
Foto: MIA arkivi