• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për takimin Siljanovska Davkova - Radev: Pres se do të jemi fqinj të mirë dhe se deri në fund të vitit do ta vazhdojmë procesin tonë në mënyrë dinjitoze

Mickoski për takimin Siljanovska Davkova - Radev: Pres se do të jemi fqinj të mirë dhe se deri në fund të vitit do ta vazhdojmë procesin tonë në mënyrë dinjitoze

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Pres që me të vërtetë do të jemi fqinj të mirë dhe se deri në fund të këtij viti do të mund ta vazhdojmë procesin tonë në mënyrë dinjitoze, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke e komentuar takimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me kolegun e saj bullgar, Rumen Radev, që u mbajt dje në Baku.

"Ne përpiqemi të ndërtojmë ura me të gjithë fqinjët. Nuk e di fjalorin e takimit, e di se takimi kaloi miqësisht në atmosferë të mirë. Argumentet tona janë të pamëshirshme. Mora informatë se ato argumente janë prezantuar në atë takim. Të njejtën që e ne e bëjmë me partnerët tanë strategjik i është bërë me dije zotëri Radevit dhe pres që me të vërtetë të jemi fqinj të kirë dhe se kjo me të vërtetë është rrugë dykahëshe dhe se me të vërtetë deri në fund të këtij viti do të mund të vazhdojmë me procesin tonë në mënyrë dinjitoze", deklaroi Mickoski duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve pas forumit të biznesit "Dialogu mes sektorit afarist dhe Qeverisë", në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë-Turqisë (MATTO).

Премиерот Христијан Мицкоски денеска му одговори на лидерот на опозициската СДСМ, Венко Филипче во врска со барањето за носење нов Кривичен законик, нагласаувајќи оти нов КЗ ќе се донесе, но

Siljanovska Davkova dje realizoi takim me Radevin në margjina të Konferencës për ndryshime klimatike - COP 29 në Baku, Azerbajxhan. Në bisedë në të cilën, siç informojnë nga kabineti i presidentes, zgjati një orë dhe u zhvillua në atmosferë konstruktive, u bisedua për nevojën e avancimit të marrëdhënieve maqedono-bullgare, për tejkalim të çështjeve të hapura mes dy shteteve, si dhe për mundësitë për thellim dhe dinamizim të bashkëpunimit bilateraë në disa fusha të interesit të ndërsjelltë.

Siljanovska Davkova, siç theksojnë nga Kabineti, ka cekur se marrëdhëniet duhet të zhvillohen në bazë të respektit të ndërsjelltë, mbështetje dhe bashkëpunim aktiv që do të kontribuojë për prëforcim të besimit dhe miqësisë mes dy popujve.

Presidenti bullgar Radev foli për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të hapura, si dhe nevojën për vendosje të marrëdhënieve të mira në të gjitha sferat e interesit të përbashkët për mirëkuptim më të lehtë të ndërsjelltë.

Dy bashkëbiseduesit në bisedë u dakorduan për organizim të vizitave zyrtare në të cilat do të konkretizohen angazhimet për bashkëpunim më të mirë të përgjithshëm mes dy shteteve. ab/

Foto: Printskrin/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR