• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për reagimet për Stoilkoviqin: Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime promaqedonase

Mickoski për reagimet për Stoilkoviqin: Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime promaqedonase

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime promaqedonase dhe çdonjëri që do të dalë jashtë kësaj rruge, pa dallim të çfarëdo lloj qëndrimesh "pro", më nuk do të jetë pjesë e kësaj Qeverie, deklaroi Mickoski i pyetur për koment për reagimet në publik pas propozimit të tij që Ivan Stoillkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve të jetë zëvendëskryeministër përgjegjës për marrëdhënie me bashkësitë. 

Mickoski tha se nuk do të pajtohej me ato qëndrime lidhur me Stoilkoviqin dhe se ai vetë do të japë mendim nëse e pyesin, por theksoi se çdo anëtar i qeverisë pret të ketë qëndrime promaqedonase, patriotike.

"Atdheu ynë i përbashkët është Maqedonia dhe pres që të gjithë së bashku, të 24-t, por edhe të gjithë ata qindra që do të zgjidhen dhe emërohen vertikalisht, të kenë vetëm qëndrime promaqedonase dhe të luftojnë për atdheun e tyre Maqedoninë. Qëndrimi promaqedonas nënkupton edhe orientimin strategjik të Maqedonisë, e kjo nënkupton partner të fuqishëm në Aleancën e NATO-s dhe vend që një ditë nga sot do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas dorëzimit të propozimit për përbërjen e qeverisë.

Në pyetjen çka nëse Stoilkoviq vendoset në listën e zezë të SHBA-së për shkak të takimeve të tij në Moskë, Mickoski u përgjigj se "ai është njeri i cili është pjesë e koalicionit 'Maqedonia e juaj' i kryesuar nga VMRO-DPMNE".

"Është bashkëpunëtori im dhe unë besoj në ndershmërinë, sinqeritetin e tij dhe qëndrimet promaqedonase, propatriotike", shtoi Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR